Flash News

KRYESORE

ODIHR vlerësoi negativisht 30 qershorin/ Balla: Raporti pasqyroi në mënyrë realiste zgjedhjet vendore

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për Asamblenë e PS-së në Elbasan ku ai ka qenë i pranishëm. Nëpërmjet një postimi në facebook, Balla thotë se sot socialistët nisin nga Elbansani zgjedhjet e tyre të brendshme, duke vënë theksin tek debati me këdo, pavarësisht bindjeve.

Në fund Balla ndalet edhe tek raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit, duke thënë se raporti pasqyroi në mënyrë realiste atë që ndodhi në këto zgjedhje.

“Raporti i fundit i ODIHR-it për Zgjedhjet pasqyroi në mënyrë realiste atë që ndodhi në zgjedhjet e 30 Qershorit. Zgjedhjet e 30 Qershorit ishin demokratike dhe legjitime. Kuadri ligjor ekzistues për zgjedhjet u mundësoi të gjitha partive politike të marrin pjesë në zgjedhje. Zhvillimi i Zgjedhjeve ishte shprehje e funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri”, tha Balla.

Gjithashtu ai ftoi opozitën parlamentare dhe atë jo-parlamentare të bashkëpunojnë për hartimin e një kodi të ri elektoral për zgjedhjet e viti 2021.

“Detyra e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo-parlamentare tashmë është të vijojmë punën në Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore për të garantuar që zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 të zhvillohen me një Kod të ri Elektoral”, shkruan Balla në përfundim të fjalës së tij.

Të fundit