Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Ekrem Spahiu
Megjithëse diktatura komuniste ra si regjim në pranverë të vitit 1991 dhe në Shqipëri nisi të ngrihej një sistem demokratik, Familja Mbretërore shqiptare ende nuk lejohej të kthehej në atdhe nga pushtetarët e kohës. Asokohe politika gjente justifikim në absurditetin e mbajtjes në fuqi të vendimit të udhëheqjes komuniste në Kongresin e Përmetit, të 24 majit 1944, ku i “... ndalohej Mbretit Zog dhe Familjes Mbretërore kthimi në Shqipëri”. Por arsyeja e vërtetë dihej se cila ishte... Familja Mbretërore, personaliteti i Mbretit Leka, mund të ndryshonte shumë gjëra në skenën politike, madje mund ta përmbyste statusquo-në e dakordësuar. Droja ndaj këtij faktori madhor politik ishte e prekshme, qoftë në artikulimet publike të politikës së kohës, qoftë në frymën e përgjithshme që sundonte e kontrollonte median. Në fillimvitet ’90-të nuk u lejua madje as veprimtaria politike e Partisë së Legalitetit në atdhe. Aprovimi i PLL-së u bë rreth 15 muaj mbas lejimit të partive politike në vend.
Sot, në distancën e kaq shumë viteve, kthimi i Familjes Mbretërore shqiptare, mund të duket si një proces i natyrshëm, e pa ndonjë ngarkesë të posaçme, por siç do ta shtjellojmë më poshtë, nuk ka qenë aspak e lehtë. Ky kthim u bë i mundur si rezultat i kombinimit të një përpjekjeje madhore të faktorit mbretëror/legalist në Shqipëri, ndërhyrjes së miqve ndërkombëtarë të Mbretit Leka e gjithashtu edhe rrethanave të brendshme, që luajtën një rol gati vendimtar në një pikë të caktuar.
***
Mbreti Leka, - që ishte larguar foshnje dy ditësh nga Shqipëria, më 7 prill 1939 nga pushtimi fashist dhe që gjithë jetën e tij ia kishte kushtuar atdheut e kombit, - me rënien e diktaturës, donte sa më parë të kthehej në Shqipëri, por e kishte të pamundur për shkak të koniukturave të kohës. Por Ai nuk mund të rrinte duarkryq e të priste për shumë vite. Në koordinim dhe me mbështetje nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, të interesuar edhe për të testuar demokracinë në Shqipëri, Mbreti Leka vendos që në momentin më të përshtatshëm thjesht të vijë dhe vizitojë Shqipërinë.
Rast i volitshëm u konsiderua 50-vjetori jubilar i krijimit të O.K.L.L, (Organizata Kombëtare e Lëvizjes së Legalitetit) në kongresin e Zall-Herrit. Më 21 nëntor 1993 bëheshin 50 vjet nga kjo ngjarje e rëndësishme për lëvizjen mbretërore në Shqipëri. Kjo datë u konsiderua si oportune që Mbreti Leka të kthehej në atdhe për herë të parë që prej largimit në 7 prill 1939.
Kështu, më 19 nëntor 1993, rreth orës 16:00, me një avion të posaçëm, mbërrin në Rinas Mbreti Leka, i shoqëruar nga stafi i vet, shqiptarë dhe të huaj. Pas kryerjes së procedurave të hyrjes në aeroport, niset drejt Tiranës dhe akomodohet në suitën 214 të Hotel “Dajti”.
Lajmi i mbërritjes së Mbretit në Tiranë u përhap si rrufe në gjithë vendin. Mijëra mbretërorë, nga të katër anët, udhëtojnë për gjithë natën dhe, në orët e para të mëngjesit, ishin para Hotel “Dajti”, përgjatë bulevardit e deri te Pallati i Kongreseve. Këtu, në sallën e madhe të kësaj ndërtese, në ora 10:00, do të kremtohej 50 vjetori i O.K.L.L. por në thelb do të realizohej takimi i ëndërruar me Mbretin Leka.
Të alarmuar nga interesimi i jashtëzakonshëm i mbretërorëve për t’u takuar me Mbretin, pas mesnate, rreth orës 03:00, funksionarë të lartë të SHIK-ut dhe Policisë së Shtetit, shkojnë në Hotel “Dajti” dhe kërkojnë kthimin në Rinas dhe largimin e Mbretit nga Shqipëria, për shkak të “problemeve” me “dokumentet e udhëtimit dhe armatimeve personale”.
Për të evituar ndonjë përplasje të mundshme mes mbretërorëve dhe policisë, Mbreti Leka respekton “kërkesën” e zyrtarëve të shtetit dhe, në ora 08.30, del nga hoteli, niset për në Rinas dhe largohet nga atdheu, pa mbushur 18 orë. Ky ishte largimi i dytë traumatik pas atij të 7 prillit 1939.
***
Vjen viti 1997. Në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, partitë politike, në marrëveshjen e 9 marsit 1997, për të përfituar nga kredibiliteti që kishte Mbreti nga jugu në veri të vendit (socialistët nuk mund të shkonin në veri, ndërsa demokratët nuk mund të shkonin në jug), lejuan “kthimin e Mbretit Leka I në atdhe”, madje edhe “zhvillimin e referendumit për formën e regjimit”. Mbreti mbërriti në Shqipëri për herë të dytë më 12 prill 1997, duke përdorur po ato dokumente udhëtimi si në 1993.
Referendumi do të zhvillohej më 29 qershor 1997, në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare. Mbreti zhvilloi një fushatë shumë dinjitoze në mbarë vendin dhe fitoi referendumin me votën e shqiptarëve. Politika e kohës, e befasuar nga rezultati surprizë, urdhëronte KQZ-në, të mos shpallte fitoren e Monarkisë dhe të zgjaste procesin e numërimit, deri sa të manipulonte votat pro Republikës. Përballë këtij manipulimi të hapur, mbështetësit e Mbretit që votuan pro Monarkisë, vërshuan në një tubim-proteste në sheshin “Skënderbej” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kërkuar shpalljen e rezultatit. Policia ndërhyri me armë për të shpërndarë protestuesit, duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur shumë të tjerë. Prokuroria urdhërohet të nisë hetimet, duke e akuzuar Mbretin Leka "Për organizim e grumbullim të manifestimit të paligjshëm për rrëzimin e rendit kushtetues dhe armëmbajtje pa leje".
Mbreti Leka, për të evituar konfliktet e provokacionet, fiks pas tre muajsh detyrohet të largohet përsëri nga atdheu më 12 korrik 1997, me premtimin se ishte i gatshëm të kthehej në momentin që do ta kërkonte populli shqiptar.
***
Një nga prioritetet kryesore të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, ka qenë kthimi i Familjes Mbretërore në atdhe. Momenti i parë, shumë i rëndësishëm, i këtij procesi, ishte hartimi dhe firmosja e një rezolute në 04.06.1998 nga kryetarët e të gjitha partive (të djathta dhe qendrës së djathtë) opozitare parlamentare dhe joparlamentare, ku ndër të tjera kërkojnë: “...i bëjmë thirrje Mbretit Leka I për t’u kthyer në atdhe, pasi edhe procesi gjyqësor i ngritur ndaj tij është një farsë politike e koalicionit të majtë”.
Ndërkohë vjen dhe momenti më i mirë për ta realizuar kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe. Në vitet 2001-2005, Partia “Lëvizja e Legalitetit” ishte në pikun e fuqisë së saj politike dhe me një kredibilitet të madh në elektorat, jo thjeshtë se ishte parti parlamentare, por edhe për shkak të qendrimeve të mbajtura dhe kompaktësisë së grupit parlamentar. Shkurt, PLL ishte faktor real në politikën shqiptare.
Me nismën e grupit parlamentar të PLL, në pranverën e vitit 2002, filloi përgatitja e infrastrukturës së duhur institucionale për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe. Pas një lobimi të fuqishëm me drejtuesit e partive parlamentare, u arrit një marrëveshje politike ku kryetarët e 9 grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, më 17 qershor 2002, firmosën një dokument të përbashkët, ku ndër të tjera shkruhej: ”Duke respektuar Familjen Mbretërore Shqiptare, jemi të bindur se respektojmë themelimin e shtetit modern shqiptar nga Mbreti Zog I. Me kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe, merr fund një padrejtësi e shkaktuar nga pushtimi fashist dhe diktatura komuniste”.
Deklarata e grupeve parlamentare u shoqërua me kërkesën e 74 deputetëve firmëtarë (nga 140 që kishte Kuvendi), ku kërkohej: “Ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të mbështetur në vlerësimin që kemi për historinë e Shtetit Shqiptar dhe vazhdimësinë e tij juridike, si dhe në zhvillimet e sotme demokratike, paraqesim kërkesën tonë që Nëna Mbretëreshë Geraldina dhe Familja Mbretërore Shqiptare të vijnë e të jetojnë përgjithmonë në Shqipëri”.
Pse duhej firma e 74 deputetëve?
Partia Socialiste kishte mazhorancën dhe drejtonte Qeverinë dhe Kuvendin, ndërsa opozita kishte gjithsej 53 deputetë. Mbreti Leka vazhdonte të ishte nën akuzë për ngjarjen e 3 korrikut 1997 dhe vazhdonte procesi farsë i seancave gjyqësore. Në këto kushte pasigurie, për të shmangur votimin në Parlament ku mund të kishte rrjedhje votash, me shumë negocime u arrit të merren 74 firma = 52.9% të numrit të deputetëve të Kuvendit, duke e bërë të panevojshëm një votim formal.
Edhe pse kanë kaluar shumë vite, në cilësinë time si ish-deputet e kryetar grupi, por edhe si ish-kryetar i PLL, gjej rastin të rifalenderoj të gjithë deputetët firmëtarë për atë akt politik e patriotik, por edhe njerëzor njëherësh.
Pas kësaj arritjeje të madhe politike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” me gjithë strukturat e saj, filloi organizimin dhe përgatitjet për një pritje dinjitoze të Familjes Mbretërore. Më 28 qershor 2002, ditë e premte, që në orët e para të mëngjesit kishin ardhur në Tiranë me mijëra legalistë dhe qytetarë të ndryshëm nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe trevat shqitare. Nisja e organizuar për në Rinas u bë nga sheshi “Nënë Tereza”. Në aeroportin “Nënë Tereza”, atmosfera ishte e jashtëzakonshme - festë kombëtare. Me flamuj kombëtarë dhe të Legalitetit, me pankarta në duar, me kostume të larmishme kombëtare, nën muzikën e orkestrës frymore dhe asaj popullore, me këngë e valle, të pranishmit festonin dhe i uronin mirëseardhjen Familjes Mbretërore në atdhe.
Në ora 11.15, ulet në Rinas avioni "Boeing 727" i kompanisë "Million Air", që transportoi nga aeroporti “Lanceria” i Johanesburgut, Familjen Mbretërore Shqiptare të përbërë nga: Nëna Mbretëreshë Geraldinë, Mbreti Leka I, Mbretëresha Suzan, Princi trashëgimtar i kurorës Leka II dhe Kontesha Virxhinia (motra e Nënës Mbretëreshë Geraldinë).
Mbreti Leka, sapo zbriti në Rinas u shpreh për mediat e shumta: “Dua të falënderoj popullin shqiptar, shtetin shqiptar që na dha këtë rast me u kthye në atdheun tonë”.
Karvani i gjatë i makinave të simpatizantëve të mbretërisë shoqëroi nga aeroporti “Nënë Tereza” e deri në Tiranë, pjesëtarët e Familjes Mbretërore, që përshëndeteshin nga qytetarët e shumtë të vendosur përgjatë gjithë rrugës. Ekzaltimi arriti kulmin kur Familja Mbretërore mbërriti në Vilën Nr. 4 dhe pjesëtarët e familjes zbritën nga makinat për t’u akomoduar në këtë rezidencë, që ishte fill pas Hotel "Rogner", 100 metra larg selisë së qeverisë shqiptare dhe një ndër më modernet ndërtesa në kryeqytet.
Kështu, pas 63 vitesh mërgimi të detyruar nëpër vende të ndryshme të botës, Familja Mbretërore shqiptare u kthye përfundimisht në atdhe me të gjitha nderimet e duhura, ashtu sikurse e meritonte, jo thjeshtë për kontributet e jashtëzakonshe që kishte dhënë për shtetin dhe kombin shqiptar, por edhe për të ardhmen e shqiptarëve.
* ish-deputet & kryetar i PLL-së.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38