Flash News

KRYESORE

Ofendime dhe ngacmime seksiste, Nora Malaj tregon çfarë ndodhi brenda sallës së Kuvendit

Pas përfundimit të seancës së sotëm, ka folur për mediet kreu i Grupit  Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Deputetët e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Nora Malaj, Endrit Brahimllari dhe Floida Kërpaçi kanë tentuar të pengojnë fjalën e Ballës duke folur në të njëjtën kohë që ai jepte prononcimin.

Balla u është drejtuar atyre duke u thënë se janë shembulli më i keq i të rinjve.

“Këta janë si gomari, e duan ujin e ftohtë apo e duan të ngrohtë, edhe këta, po të mos e ekstradonim Seitin do thoshin pse nuk e ekstraduan ndërsa tani që ekstradimi ndodhi këta prapë thonë pse.

Ju ka zgjedhur mire Monika për të bërë kukuvajkën. Jeni shembulli më i keq i rinisë, këta ishin mësuar gjithmonë që të ishin në pushtet”, ka thënë Balla.

Ndërsa pas largimit të tij, ka qenë deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ajo e cila ka bërë akuza të forta në lidhje me deputetët e mazhoancës. Malaj deklaroi se brenda sallës së Kuvendit, ndaj deputetëve të opozitës  ka pasur ofendime dhe ngacmime seksiste

“Askush s’ka të drejtën të na ndaloj të flasë, Parlamenti është i të gjithëve dhe jo vetëm i një grupi deputetësh.

Ne jemi këtu për të treguar se ky oborr dhe ky Kuvend do të jetë gjithmonë foltorja për të zgjidhur problemet e këtij vendi. Po të shikonit ofendimit që janë bërë sot në Kuvend nga deputetët e mazhorancës ndaj atyre të opozitës, do të kuptonit se ka mbaruar koha e etikës dhe ka filluar koha e luftës dhe ngacmimit seksit në Kuvend”, deklaroi Malaj”, deklaroi Malaj.

Të fundit