Flash News

KRYESORE

Ofendimet në Komision. Bushati për Presidentin: I shkreti, nuk e dinte... Paloka-ministrit: Legen, kështu fol në bordellot e Brazilit

Ofendimet në Komision. Bushati për Presidentin: I shkreti, nuk e

Debati në Komisionin për Politikë të Jashtme për negociatat e Shqipërisë me Greqinë e ka tejkaluar etikën normale dhe ka degjeneruar në fyerje dhe ofendime midis deputetëve dhe ministrit të Jashtëm.

Ishte ministri Ditmir Bushati që ka provokuar fillimisht deputetët e opozitës dhe presidentin e Republikës, Ilir Metën, kur u shpreh: “Nuk lëshon Presidenti plotfuqishmëri, edhe ai i shkreti (Ilir Meta) e dinte gabim dhe sot thotë ‘lëshoj autorizim’. Se kuptoj pse duhen këto dy pikëpyetje. Kjo është abc-ja në sistemin arsimor se si të mos prodhojmë letra të tilla (ironizon opozitën).”

Këtij provokimi i është përgjigjur akoma dhe më ashpër deputeti demokrat në komision, Edi Paloka. “Ka harruar kllapën. Por do ja tregojmë pastaj. Kur të shkoni në bordellot e Brazilit fol kështu. Legen. Mos na trego në gjuhën shqipe”, replikoi Paloka.

E gjendur midis këtij debati, kryetarja e komisionit, Mimi Kodheli kërkoi nga Bushati dhe deputetët e opozitës që të ruanin etikën dhe të mos ofendonin njëri-tjetrin.

Të fundit