Flash News

KRYESORE

“Oferta e kryeministrit më shtangu”, Taulant Muka flet për takimin me Ramën

“Oferta e kryeministrit më shtangu”, Taulant Muka flet për

Taulant Muka, studiuesi i cili denoncoi Ervin Demon për plagjiaturë dhe  më pas u emërua në postin e tij si zv. ministër i Arsimit ka folur për propozimin e bërë nga kryeministri Edi Rama.

I pyetur nga Nisida Tufa në emisionin “Kjo javë” se kush ua bëri propozimin dhe se si e priti, Muka u shpreh: “Unë kam qenë në kryeministri. Kjo ka ndodhur dy javë më parë dhe shkova i përgatitur. Kryeministri në atë moment më ka thënë ky ka qenë një prioritet i qeverisë. Më tha eja dhe bëjë”, si dhe tregon se mbeti i shtangur nga propozimi i kryeministrit.

Pyetje-përgjigje:

Për plagjiaturën te foli kryeministri?

Ishte një ofertë, e cila fillimisht më shtangu. Kam reflektua mbi momentin e marrjes së pozicionet, pasi unë kam një pasion për shkencën. Sigurisht se treguesi më i mirë është koha dhe ajo do më tregojë se jam apo jo i duhuri.

Ju keni lënë Zvicrën për Shqipërinë?

S’jam pishman, por kauza dhe pasioni më shtyn për të hyrë këtu.

Ka patur një perceptim në rrjetin sociale, jeni ndjerë fajtor fillimisht, si i keni parë komentet në adresën tënde

Pse duhet të jem fajtor, kur unë dua të përmirësoj arsimin dhe universitetin. Nuk jam fajtor për vendimin tim. Unë arsimin e shoh as majtas dhe as djathtas. Një arsim i mirë zhvillon shoqërinë. Jetojmë në një shoqëri shqiptare. Në momentin që mora vendimin. E kam njohur Demon, ai ka qenë drejtor i marrëdhënieve me publikun.

Keni patur takim me Demon pas largimit?

Jo s’kemi patur asnjë komunikim.

Të fundit