Flash News

KRYESORE

Oferta e re e qeverisë, 2.5 milionë lekë plus rrogën për mjekët specialist që shkojnë në rrethe

Kryeministri Edi Rama njoftoi se mjekët specialist të cilët do të pranojnë të shkojnë të punojnë në rrethe do përfitojnë një bonues prej 2.5 milionë lekësh plus rrogën.

“2.5 milionë lekë të vjetra plus rrogës. Ju duken shumë, por është edhe më e madhe kostoja nga mungesa e tyre”, u shpreh Rama në ceremoninë e prezantimit të portalit të punësimit të infermierëve.

Kreu i qeverisë bëri të ditur gjithashtu se do të ketë rritje të pagave edhe infermierët ndërsa ftoi studentët që janë diplomuar për infermieri të aplikojnë përmes portalit pasi janë afro 400 vend të lira.

Rama tha se edhe infermirët, ashtu sikudnër edhe mësuesit, do të punësohen përmes portalit.

Të fundit