Flash News

KRYESORE

Oficerë sigurie në gjimnazet e Tiranës, çfarë do të garantojnë

Oficerë sigurie në gjimnazet e Tiranës, çfarë do

Që prej muajit mars në 15 gjimnaze në Tiranë do të ketë nga një oficerë të sigurisë i cili do të jetë në rolin e një kujdestari.  Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri në një takim me mësuesit në një prej gjimnazeve të Tiranës.

Rama u shpreh se oficerët e sigurisë do të jenë të shkolluar, do të kenë mbaruar akademinë e sigurisë, të cilët do të garantojnë nxënësit, nga ngacmimet, kërcënimet apo edhe shit-blerjen e lëndëve narkotike.

“Programi do të aplikohet në 15 gjimnaze dhe nis në muajin mars. Duhet bashkëpunim mes mësuesve dhe policisë së shtetit. Oficeri i sigurisë do të jetë si kujdestari. Oficeri do të garantojë që ministria e Arsimit, por edhe e brendshmja të kenë më shumë informacion për kërcënimet e jashtme ndaj shkollës me ngacmimet, mundësinë apo ofronim e shit-blerjes së lëndëve narkotike dhe shfaqet e pa denja gjatë procesit mësimor. Oficerët e sigurisë do të jenë persona të shkolluar që do të kenë edhe kaluar akademinë e sigurisë, të trajnuar posaçërisht për këtë detyrë” – deklaroi Rama.

Të fundit