Flash News

KRYESORE

Oficeri denoncon te Berisha: Militantja e Gramoz Ruçit rikthehet në detyrë sa del në pension, fjala e saj ligj për shefat e komisariatit

Oficeri denoncon te Berisha: Militantja e Gramoz Ruçit rikthehet në

Një oficer policie ka denoncuar te ish-kryeministri Sali Berisha rastin e një inspektoreje, e cila sipas tij jo vetëm që është marrë në punë pa kualifikim, me kriterin e vetëm militante e PS, por edhe kur mbush moshën e pensionit, sërish rikthehet në detyrë.

Denoncimi i tij është publikuar nga Berisha në rrjetet sociale. Sipas oficerit, bëhet fjalë për inspektoren Natasha Shehu në Komisariatin e Policisë në Përmet dhe fjala e saj është ligj për shefat e komisariatit.

Denoncimi:

Narkodrejtor Geron Veliu apo Ardi Xhafa qendron lart, lart mbi ligjin!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

“I nderuar Z .doktor.

Po u shkruaj per rregullat e emerimit dhe nxjerjes ne pension te punonjesve te policise shtetit te Fatmir Droges . Rasti eshte ne Komisariatin e Pol. Permet. Insp. Natasha Shehu e mare ne pune ne polici ne vitin 1997 pa asnje pervoje pune ne kete sektor ,por vetem si militante e c'mendur e P.S-se dhe Gramoz Rucit .Pasi u fut ne pune dhe beri listat duke bere spastrime partiake ne menyre perverse vazhdoi dhe pas rifutjes ne plici pas ndryshimeve te 2013 ne b/punim me klanet me te ereta te larguareve per trafiqe nga policia bene spastrimet ne Qarkun Gjirokaster ne vitet 2013-2014 te punonjesve te ndershem te policise dhe ne fund punoi ne Komisariatin e Pol. Permet. Pa shkolle ( punonjese rrobaqepsie) fjala e saj ishte ligj per shefat e komisaritit per te gjitha levizjet ne vendet e punes. Ne 22 gusht 2018 i vjen urdheri i nxjerjes ne pension te plote pleqerie. Ne Kom. Pol. u gezuan se shpetuan nga qenia me keqe qe egziston ne bote . Pasi erdhi urdheri e komunikua ajo u thote : Nuk keni per te shpetuar nga mua. Te gjithe e moren me shaka , por cudia erdhi pas dy ditesh ku Dr. Pergj. Poll. e rrikthen ne detyre per merita te vecanta ne pune. A ka me turp kur dhjetra djem e vajza te rinj qe kane mbaruar shkollen e policise rrine pa pune ,ndersa kthejne ne pune pensionistet qe nuk bejne asnje pune ,vec urdherave te partise dhe ligesise. Ky rast eshte i vertete dhe nese mundeni verifikoheni.

Respekte doktor.”

Të fundit