Flash News

KRYESORE

Oficeri i policisë: Kam ndryshuar vendndodhje për arsye sigurie, kam dokumentet që do i’a dorëzoj drejtësisë

Oficeri i policisë: Kam ndryshuar vendndodhje për arsye sigurie, kam

Oficeri i policisë, Emiljano Nuhu në një lidhje direkte me emisionin ‘Opinion’, tha se u qëndronte deklaratave të bëra sa i takon rastit të djalit të deputetit Rrahman Rraja.

Nuhu tha se për arsye sigurie ai ka lëvizur nga vendi ku qëndronte, por ndodhet në një vend të Bashkimit Europian, ndërsa tha se ai nuk ka pasur në plan të largohej nga Shqipëria.

“Nuk e kam pasur në plan të ikja për azil. E kam marrë vendimin brenda ditës. U kërcënova në zyrën time”, tha Nuhu.

Ai ka treguar gjithashtu se pavarësisht se ka kërkuar ndihmë ai nuk marrë asnjë mbrojtje.

Sa i takon kësaj çështjeje ai tha se ka dokumente të cilat do ja paraqes drejtësisë në një moment të dytë.

“Kam dokumentet por në një kohë të dytë do ja paraqes drejtësisë. Nuk mund ti japë në media”, u shpreh Nuhu.

 

Të fundit