Flash News

KRYESORE

Oficeri i policisë që bënte pazare për shitjen e kokainës i shpëton arrestimit, shpallet në kërkim

Mbrëmjen e djeshme emisioni ‘Fiks Fare’ denoncoi një rast ku oficeri i policisë Julian Balliu shfaqej teksa bënte pazare për shitje kokaine. Pas emisionit reagoi ministria e Brendshme ku njoftonte pezullimin nga detyra të efektivit si dhe nisjen e procedimit penal ndaj tij.

Por policia nuk ka mundur dot të arrestojë Balliun. Ai nuk u gjet në banesë dhe policia e ka shpallur tashmë në kërkim. Julian Balliu aktualisht mbante detyrën si polic i qarkullimit rrugor në Shkodër.

Por Balliu nuk është i vetmi oficer policie në kërkim. Pak kohë më parë në kërkim u shpallën edhe 3 ish efektivë të lartë të policisë. ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, ish shefi i kufirit Dhërmi, Sokol Bode dhe ish shefi kundër krimit të organizuar Gjergj Kohila.

Të fundit