Flash News

KRYESORE

OFL aksion në disa qytete: Sekuestrohen në kushtet e emergjencës 9 automjete

OFL aksion në disa qytete: Sekuestrohen në kushtet e emergjencës

OFL ka kryer një aksion në disa qytete të vendit, duke bërë të mundur sekuestrimin e nëntë automjeteve, që u përkasin personave të dënuar apo të akuzuar për krim të organizuar.

“Në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, bazuar në Nenin Nr. 19 “Sekuestrimi i pasurisë nga Policia e Shtetit në rastet e emergjencës”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për 9 automjete dhe një pasaportë dhe konkretisht:

- Tre automjete autovetura në pronësi të shtetasit E. D., banues në Farkë, Tiranë;

- Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;

- Automjeti Audia A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;

- Automjeti  në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë;

- Automjeti  në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër;

- Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në  Gjirokastër;

- Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në  Gjirokastër;

Gjithashtu, bazuar në Nenin Nr. 11 për “Masat parandaluese personale në raste emergjencës”, i është bërë bllokimi i pasaportës dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit, për një afat 6-mujor, një shtetasi, banues në Lezhë.

Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, automjetet i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Aseteve dhe dosjet pasurore të këtyre personave do t’i kalojnë SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, sqaron OFL.

Të fundit