Flash News

KRYESORE

‘OFL’, Hyseni: Bujën e bëjnë mediat; krimi po përdor zëra mediatikë për tu mbrojtur

‘OFL’, Hyseni: Bujën e bëjnë mediat; krimi po

Për deputetin e PS-së, Alket Hyseni, goditja e pasurisë së krimit është një mjet shumë efikas.

I ftuar në studion e lajmeve në TV Ora, deputeti socialist Alket Hyseni ka komentuar operacionin Forca e Ligjit që prej disa ditësh vijon nga puna në terren. Për Hysenin goditja e pasurisë së krimit është një mjet efikas, dhe shton se në drejtësi po jep frytet e veta. Ai sqaroi se jo çdo subjekt ‘në shportën’ e OFL është patjetër pjesë e krimit të organizuar.

“Goditja e pasurive të krimit është një mjet shumë efiçent, nuk është një shpikje e jona, por ka një sërë vendesh që e kanë si praktikë. Vjen në këtë moment OFL sepse reforma në drejtësi po jep frytet e veta. Vettingu po bën punën e vet. Jo kushdo është në shportën e OFL, janë vepra që kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe krimin e organizuar”, tha Hyseni.

Sipas Hysenit buja për këtë proces bëhet nga mediat. Ai sqaroi se operacioni policor nuk ka aryse pse të bëhet i bujshëm pasi i komunikohet publikut për sqarim.

Ai shtoi ‘krimi’ nuk po ndihet komod dhe po përdor politikën e mediat për tu mbrojtur.

“Bujën e mediatike e bëni ju të medias, policia ka vetëm detyrimin ligjor që të bëjë komunikim e publikut. Bëhet fjalë për krimin e organizuar që janë shumë të rrezikshëm. I komunikohet publikut veprimi ditor i operacionit, nuk është bujë. Krimi i është i avancuar në ide dhe teknologji, për të përfshirë elementë të shoqërisë dhe biznesit. Krimi po përdor zëra mediatikë dhe politikë për tu mbrojtur”, përfundoi Hyseni.

Të fundit