Flash News

KRYESORE

OFL i kërkoi të deklarojë pasurinë, vjen refuzimi i parë nga Shkodra: Djali im nuk është person nën hetim

Vjen refuzimi i parë i OFL-së, pas kërkesës për deklarimin e pasurisë ndaj Ibrahim Licit në Shkodër. Ka qenë babai i tij, Mustaf Lici, ai i cili i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke theksuar se i biri, Ibrahim Lici nuk mund të jetë subjekt i këtij ligji pasi sipas tij nuk rezulton as i dënuar, apo nën hetim.

"Unë Mustafa Lici, ju kthej përgjigje në emër të djalit tim, Ibrahim lici. Refuzon të ju përgjigjet pasi Ibrahim Lici nuk është subjekt u këtij ligji. I pa dënuar nga asnjë Gjykatë vendase ose e huaj. Nuk ka asnjë masë sigurie nga ndonjë gjyqtar për ndonjë vepër penale, aktualisht as e huaj as vendase. Nuk është person nën hetim nga Prokuroria për asnjë vepër apo çështje penale", thuhet në dokument.

Kujtojmë se Mustaf Lici është kreu i Partisë Mendimi i Djathtë Liberal, ndërsa vëllai i tij, Fatbardh Lici, 53-vjeç u vra më 10 gusht 2018 në Shkodër.

Të fundit