Flash News

KRYESORE

OFL kërkesë për deklarim pasurie katër “të fortëve” në Dibër, 3 prej tyre të dënuar për vrasje

OFL kërkesë për deklarim pasurie katër “të

Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, katër “të fortëve” në Dibër, tre prej të cilëve janë dënuar për vrasje.

Bëhet fjalë për Uran Skuka, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”;

- Artan Buci., banues në Dibër, i dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

- Elton Daçi, banues në Dibër, i dënuar me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë, me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

- Skender Topalli, banues në Dibër, i dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 25 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit