Flash News

KRYESORE

OFL u dërgon formularin e vetëdeklarimit katër ‘të fortëve’ në Shkodër, mes tyre dy vëllezërit Lici

OFL u dërgon formularin e vetëdeklarimit katër ‘të

Operacioni Forca e Ligjit, u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit katër ‘të fortëve’ në Shkodër.

Bëhet fjalë për Muhamet Licin, banues në Shkodër, i cili aktualisht është i paraburgosur në burgun e Shkodrës, si dhe vëllit të këtij të fundit, Ibrahim Lici dhe Bledar Cafi, dhe Gëzim Cafi, banues në Shkodër.

Sipas policisë, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Të fundit