Flash News

KRYESORE

OFL u kërkon të vetëdeklarojnë pasurinë dy të ‘fortëve’ nga Durrësi dhe Elbasani

OFL u kërkon të vetëdeklarojnë pasurinë dy të

Operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë u dërgon kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë:

Kreshnik Budlla banues në Durrës, i dënuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike.

Fatjon Laze banues në Elbasan, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Të fundit