Flash News

KRYESORE

OFL ‘ultimatum’ tre të dënuarve për prostitucion dhe drogë, ju kërkon të plotësojnë formularin për deklarim pasurie

OFL ‘ultimatum’ tre të dënuarve për prostitucion dhe

OFL ju lë afat 48 orë kohë tre të dënuarve në Itali për veprat penale 'shfrytëzim prostitucioni' dhe 'trafik të lëndëve narkotike' të jenë të detyruar që brenda 48 orëve të plotësojnë formularin e deklarimeve të pasurisë, pasi dyshohet se e kanë vënë nëpërmjet veprimtarivë të paligjshme.

Personat që do të plotësojnë formularin janë:

Lani Duleviç, banues në Berat dhe i dënuar në Itali për veprën penale 'shfrytëzim prostitucioni'. Andrea Dinga banues në Kuçovë, i dënuar në Itali po ashtu për veprën penale 'shfrytëzim prostitucioni'. Olgert Hoxha, banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”.

Të tre këta persona do të jenë të detyruar të përgjigjen me shkrim dhe në rast se pasuria e tyre nuk do të justifikohet atëherë do të sekuestrohet.

Të fundit