Flash News

KRYESORE

“Ofrojmë zgjidhje për krizën”, deputetët gjermanë të CDU/CSU të shqetësuar me situatën politike

“Ofrojmë zgjidhje për krizën”, deputetët

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Unioni Kristiandemokrat / Unioni Kristiansocial (CDU/CSU) në Bundestag dhe njëherazi kryesues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul (CDU), si edhe raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Bundestagut për Çështje të Jashtme, Christian Schmidt (CSU) në një deklaratë të përbashkët të dhënë në Deutsche Welle theksojnë se janë të shqetësuar për situatën në Shqipëri.

Dy deputetët partive simotra me Partinë Demokratike, nënvizojnë se janë gati të ofrojnë ndihmën e tyre për kapërcimin e krizës politike.

"Ne i dënojmë ashpër trazirat e dhunshme. E drejta e ligjshme e lirisë së demonstrimit nuk duhet keqpërdorur duke përdorur dhunën. Kjo duhet garantuar nga të dyja palët: Si udhëheqësit politikë edhe organizatorët e demonstratave, ashtu edhe forcat e sigurisë, duke përfshirë edhe Ministrin e Brendshëm, duhet ta sigurojnë këtë. Të dyja palët duhet të kontribuojnë për çtensionim. Por, mjerisht po ndodh e kundërta.

Çtensionimi përfshin edhe vetëpërmbajtje në përzgjedhjen e fjalëve! Por kush flet për "luftë", bën të kundërtën! Kërcënimi që i është bërë ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, në shtëpinë e tij, është për ne i papranueshëm! Dhuna nuk mund të tolerohet aspak si mjet politik. Qeveria dhe opozita tani duhet të hyjnë në dialog urgjentisht dhe pa asnjë parakusht dhe të jenë të gatshme për kompromise. Të dyja palët janë njësoj përgjegjëse për paqen e brendshme dhe për krijimin e kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Ata që nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë, janë duke e çuar veten drejt izolimit politik. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës", përmbyllet deklarata e dy politikanëve gjermanë.

Opozita proteston që prej muajit shkurt, ku kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që mazhoranca ka shprehur vullnet real për të dialogur, përkundër retorikave publike.

 

Të fundit