Flash News

KRYESORE

Ogerta Manastirliu, ministrja që “diskriminon” meshkujt; në kabinet i mjaftojnë vetëm dy

Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, ka si mision hartimin dhe zbatimin e politikave e të strategjive të zhvillimit në sektorin e kujdesit shëndetësor. Kjo ministri është përgjegjëse për rregullimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe garantimin e të drejtave kushtetuese për mbrojtje e përfshirje sociale dhe përkujdesje sociale e shanse të barabarta.

Ogerta Manasterliu është e dyta ministre e Shëndetësisë. E para që ka mbajtur këtë post është aktualisht shefja e shërbimit të onkohematologjisë, Anila Godo, në vitet 2008 – 2009. Duke qenë kështu e para grua në listën historike të kësaj ministrie.

Ogerta Manastirliu e ka marrë këtë post në një moshë më të re sesa Godo. Manastirliu u shfaq në skenën shëndetësore në një kohë kur askush nuk e priste, e askush nuk e njihte. Pas 3 vitesh në krye të QSUT-së, figura e saj u vlerësua për të zëvendësuar ish-ministrin Ilir Beqaj.

Manasterliu ka bërë disa ndryshime që pas marrjes së këtij posti dhe e ka nisur që në ‘themele’, ku në gjithë kabinetin e saj ka vetëm dy meshkuj: një nga këshilltarët dhe sekretari i përgjithshëm.

Këtë informacion mund ta gjeni lehtësisht në faqen e ueb-it të ‘Minsitrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale’.

Ministre

Ogerta Manasterliu

Zëvëndës Ministrat

Mira Rakacolli

Ardiana Jaku

Bardhylka Kospiri

Kabineti

Erjona Hoxhaj

Mejvis Kola

Enida Xhumari

Joana Duro

Milton Nushi

Eriglisa Lami

Alma Sulstarova

Sekretari i Përgjithshëm

Arian Kraja

Në qeverinë “Rama 2”, kryeministri ka bërë disa ndryshime radikale në strukturë duke shkrirë dhe disa prej ministrive dhe me një ndryshim në raportin gjinor në nivel ministrish, ku ndarja është 50 me 50. Pra, në krye të ministrive, 50% janë femra.

Ndërsa në strukturat e vetë Minsitrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale janë në domionancë femrat me dy përjashtime të një nga këshilltarëve dhe sekretarin e përgjithshëm./Politiko.al

Jo vetëm Nikolla, deputeti denoncon edhe Ogerta Manastirliun: Pacientëve në spitale po u kërkohen të dhënat; do përdoren për llogari të PS

Të fundit