Flash News

KRYESORE

Ohri nuk po gjen qetësi, edhe dy tërmete të reja gjatë natës

Ohri nuk po gjen qetësi, edhe dy tërmete të reja gjatë

 Sërish janë regjistruar lëkundje të tokës në rajonin e Ohrit. Gjatë natës janë regjisturar dy dridhje të reja. I pari ishte regjistruar me fuqi prej 3.4 gradë Rihter, me epiqendër në Ohër, me thellësi prej 2 Km. Tërmeti i dytë me më pak intensitet prej dy 2 gradë Rihter, kurse me 1 thellësi Km. Epiqendra poashtu ishte në Ohër. Nga 18 qershori deri më sot rajoni i Ohrit ka përjetuar mbi një mijë tërmete dhe si më i fuqishëm ishte tërmeti i regjistruar me 5 shkallë sipas Rihterit, tërmet i cili shkaktoi edhe dëme materiale. Këto tërmete kanë ndikuar shumë në turizmin vendor, pasi turistët janë larguar dhe bashkë me ta edhe qytetarë maqedonas, nga frika e një tërmeti të madh të mundshëm.  

Të fundit