Flash News

KRYESORE

OJQ-të kundër ndryshimeve në Kodin Penal, Rama: Nuk tërhiqem, bëni propozime po deshët

OJQ-të kundër ndryshimeve në Kodin Penal, Rama: Nuk

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur në Tëitter 30 organizatave të Shoqërisë Civile, që janë kundër ndryshimeve në Kodin Penal. Rama nuk tërhiqet nga vendimi i tij për të dënuar me burg qytetarët, nëse shkelen rregullat e shtetrrethimit, ndërsa i fton organizatat të bëjnë propozime konkrete.

“Shoqatat s'duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?!Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?!Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?!Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?!E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t'u hapur pa rrezikuar të humbim gjithcka!

Kështu që nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë, sepse s'mund të jemi i vetmi vend në planet që s'ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare”, thotë Rama.

https://politiko.al/15-vite-burg-kush-shkel-masat-30-organizata-te-shoqerise-civile-kerkese-kuvendit-rrezo-amendamentet-e-qeverise-per-kodin-penal/

Të fundit