Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"OKB, gur themeli bashkëpunimi", Meta në 75-vjetorin e themelimit Kombeve të Bashkuara: Shqipëria ndan vizionin për një rajon të sigurt
“Shqipëria mbështet çdo përpjekje për paqe dhe siguri”, kjo është ajo çka ka deklaruar Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në fjalën e tij gjatë takimit të përkujtimit të 75-vjetorit të themelimit të OKB.
Meta pohoi se shqiptarët besojnë thellësisht te kjo organizatë, dhe se Shqipëria përqafuar dhe zbatuar gjerësisht parimet e OKB-së.
“Shqipëri përqafoi dhe zbatoi parimet e OKB-së, që për shkak të Kartës së saj themeluese, u angazhuan për të ruajtur e për të zbatuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, për të promovuar bashkëpunimin në zgjidhjen e problemeve sociale dhe ekonomike ndërkombëtare, si dhe për të punuar për barazinë dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Shqipëria është një vend që ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë globale. Për më tepër, vendi ynë ndjek dhe zbaton një politikë konstruktive rajonale, bazuar në parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe respektimin e të drejtave të pakicave”, tha Meta, duke shtuar se Kombet e Bashkuara, mbeten ende gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh të bazuar në rregulla, nga i cili përfiton bashkësia globale si e tërë.
Fjala e plotë e Presidentit Meta:
Zoti President!
Shkëlqesitë Tuaja,
Zonja dhe zotërinj!
Kombet e Bashkuara, të lindura nga hiri i Luftës së Dytë Botërore, u krijuan për të shpëtuar brezat e ardhshëm nga murtaja e luftës, e cila dy herë, në gjysmën e parë të shekullit XX, i solli njerëzimit një trishtim të papërjetuar më parë.
Teksa bashkësia ndërkombëtare ka qenë në gjendje të parandalojë shpërthime ushtarake të përmasave të mëdha që u panë gjatë shekullit të kaluar, të gjitha shtetet anëtare në këtë 75-vjetor të Kombeve të Bashkuara po përballen me një armik të ri dhe të padukshëm të përmasave globale.
Pandemia COVID-19 e ka zhytur botën në një krizë të ashpër shëndetësore dhe ekonomike, e një lloji të tillë që nuk ishte parë prej gati një shekull.
Gjithsesi, ndryshe nga përvojat e Luftërave Botërore, kësaj radhe jemi të tërë bashkë në një front, të gjithë duke luftuar kundër pandemisë globale të COVID-19.
Me një udhëheqje të mirë politike dhe profesionale, me një solidariteti të madh, me një koordinim më të mirë si dhe një menaxhim të mençur, ne mundemi dhe do t’ia dalim mbanë me sukses! Do të kemi sukses, pasi zotërojmë instrumente dhe mekanizma shumëpalëshe, të mishëruara në Kombet e Bashkuara dhe në agjencitë e saj të specializuara, të cilat sot gëzojnë një përvojë 75-vjeçare.
Besojmë thellësisht se Kombet e Bashkuara, edhe 75 vite pas themelimit të tyre, mbeten ende gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh të bazuar në rregulla, nga i cili përfiton bashkësia globale si e tërë. Ne kemi nevojë për të trajtuar defiçitin e besimit, si në gjirin e OKB-së ashtu edhe në një kontekst më të gjerë multilateral.
Për shkak të këtij defiçiti, vendet po e humbin besimin te institucionet shumëpalëshe, veçanërisht te OKB-ja. Konsensusi i arritur me Deklaratën Politike për përkujtimin e 75-vjetorit të Kombeve të Bashkuara është një shenjë e qartë e vullnetit tonë të mirë dhe aftësisë sonë për të punuar së bashku, që të rindërtojmë një ngrehinë arkitekturore multilaterale edhe më të fortë, më të përgjegjshme, më efikase dhe më të qëndrueshme.
Zoti President,
Që nga fillimi, Shqipëria e përqafoi këtë organizatë të shquar në të gjithë botën si dhe u bë anëtare e saj në 1955.
Shqipëri përqafoi dhe zbatoi parimet e OKB-së, që për shkak të Kartës së saj themeluese, u angazhuan për të ruajtur e për të zbatuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, për të promovuar bashkëpunimin në zgjidhjen e problemeve sociale dhe ekonomike ndërkombëtare, si dhe për të punuar për barazinë dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Shqipëria është një vend që ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë globale.
Për më tepër, vendi ynë ndjek dhe zbaton një politikë konstruktive rajonale, bazuar në parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe respektimin e të drejtave të pakicave.
Vendi im ndan plotësisht vizionin për një rajon më të sigurt, me një perspektivë të qartë evropiane si dhe me mekanizma gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme për t’iu kundërvënë e për të luftuar edhe kërcënimet e reja të sigurisë. Kandidatura e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023, është një zotim për t’u angazhuar në të gjitha përpjekjet që synojnë ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare, për të mbështetur zhvillimin e demokracisë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut.
Ne besojmë fort se multilateralizmi efektiv dhe qasja gjithëpërfshirëse është mënyra e vetme për të sfiduar dhe kapërcyer çështje jashtëzakonisht të ndërlikuara që lidhen me mbajtjen dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë së bashkësisë ndërkombëtare.
Në këtë drejtim, ne mbështesim fuqimisht vizionin dhe axhendën ambicioze të reformave të Sekretarit të Përgjithshëm për të reformuar tri shtyllat e sistemit të OKB-së.
Ne jemi të sigurt se një OKB e reformuar do të prodhojë një qasje më të integruar në mbarë sistemin për të përmbushur Axhendën 2030, si dhe për t’u siguruar që askush të mos mbesë prapa.
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, më lejoni të theksoj se konfliktet nuk do të zgjidhen dhe nuk do të kemi dot zhvillim të qëndrueshëm, pa pjesëmarrjen e barabartë dhe aktive në të gjitha nivelet të grave dhe të të rinjve. Për më tepër, të drejtat e njeriut nuk mund të respektohen kurrë plotësisht në se ato nuk gëzohen dhe mbulojnë gjithashtu të gjitha shtresat e shoqërive tona. Zoti President, në përfundim unë do të dëshiroja që në këtë përvjetor të rëndësishëm, të shpreh mirënjohje për të gjitha gratë dhe burrat që kanë shërbyer nën flamurin e OKB-së, si dhe nderimin dhe respektin për të gjithë ata që kanë paguar çmimin më sublim duke rënë në krye të detyrës!”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38