Flash News

KRYESORE

Oketa: Shembjet në Durrës të nxituara, zyrtarët në terren me këpucë lustrafinë

Oketa: Shembjet në Durrës të nxituara, zyrtarët në

Gazmend Oketa ka rezerva për zyrtarët e qeverisë, të cilët sipas tij kanë zhgënjyer bashkëqytetarët e Durrësit.

Ish deputeti i qytetit bregdetar tha në “real Story” se ai ka shkuar vetë në banesat e dëmtuara, e aty banorët i kanë thënë se asnjë nuk ka shkuar t’i takojë, për të parë situatën.

“Unë jam edhe inxhinier, por edhe banor i Durrësit. Unë nuk jam larguar nga qyteti i Durrësit. Për shkak të profesionit të inxhinierit, u jam përgjigjur qytetarëve, sigurisht jashtë çdo funksioni zyrtar. Kam vënë re këta ditë nëpër Durrës si menaxhohet situata pas tërmetit. Kam parë që kur gërmohej në gërmime, zyrtarët qeveritarë kanë shkuar me këpucë lustrafinë. Ua them sinqerisht që në çdo banesë që kam shkuar, në asnjë prej tyre nuk më është thënë që janë vizituar nga zyrtarë apo ekspertë”, tha Oketa.

Ai ka kritika nga autoritetet që po shembin godinat.

“Unë gjykoj se shembjet janë paksa të nxituara. Duheshin parë provat e dëmtuara. Këto mund të ishin prova për Prokurorinë. Unë besoj se ky mënyra e drejtimit të shtetit shqiptar me FB e me rrjete sociale, shteti shqiptar del zbuluar dhe i pavlerë.”.

Të fundit