Flash News

KRYESORE

Oliver Spasovski do të jetë kryeministri i qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut

Oliver Spasovski do të jetë kryeministri i qeverisë teknike

Kryesia e LSDM-së vendosi sot që Oliver Spasovski të jetë kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut. Ai do të lërë postin e ministrit të Punëve të Brendshme. Kryeministri Zoran Zaev, në një konferencë informoi për disa nga emrat që do të jenë pjesë e qeverisë teknike.

Milla Carovska, zv.kryeministre për Çështje Ekonomike; zv/ministër plotësues në Ministrinë e Brendshme Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit; zv/ministër për Punë dhe Politikë sociale, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të Carovskës; Bojan Mariçiç, sekretar i ri për Marrëdhënie Ndërkombëtare i LSDM-së

Ndërsa takimi i liderëve për të vendosur për qeverinë teknike, do të mbahet nesër.

Gjithashtu, Zaev tha se në mbledhjen e sotme të LSDM-së, u diskutua edhe për partneritetin me BDI-në, si dhe amendamentet që këta të fundit kanë dorëzuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Të fundit