Flash News

KRYESORE

Olsi ndahet përfundimisht nga Fiorentina: Kush është vajza brune që më rrëmbeu zemrën

Olsi ndahet përfundimisht nga Fiorentina: Kush është vajza brune

Olsi Kolsi u bë i njohur për publikun në “Big Brother”, me partnere Fiorentinën. Mirëpo pas daljes nga shtëpia Olsi dhe Fiori i dhanë fund lidhjes së tyre.

Siç shprehet dhe vetë Olsi në një intervistë për GSH, ai tashmë e ka një bukuroshe të thjeshtë që i ka rrëmbyer zemrën.

“Po kam një person të rëndësishëm, që kam arritur ta kuptoj me kalimin e kohës. Sa kalon koha më e rëndësishme bëhet. Mendoj se në jetë pasuria më e madhe është të kesh dikë që nuk do t’ia dijë çfarë ke vërdallë vetes por të të vlerësojë ashtu siç je”, është shprehur Olsi për “Bluetooth”.

Ndërsa i pyetur për modelin e femrës që i rrëmben zemrën Olsit, ish banori i ‘Big Brother’ është shprehur, “thjesht brune me një shikim që më bën të lumtur kur e shoh”. Më tej ai ka shtuar se i pëlqejnë vajzat e thjeshta dhe jo ato që bëjnë tualet të rëndë.

Të fundit