Flash News

KRYESORE

Olsian Çela: S’ka ende një perspektivëse kur sistemi do të funksionojë me kapacitete të plota

Olsian Çela: S’ka ende një perspektivëse kur sistemi do

Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm deklaron se shtimi i ngarkesës në punë në çdo prokurori ka krijuar një situatë emergjence.

Gjatë fjalës së tij në takimin me tëmë “Sfidat e prokurorisë së përgjithshme”, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend si ambasadorja e SHBA, i BE, i OSBE etj., Çela ngriti shqetësimin se jemi në vitin e katërt të reformës në drejtësi dhe ende nuk ka një perspektivë të qartë se kur do të funksionojë si një sistem i qartë me kapacitete të plota.

“Ndërkohë që reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime rrënjësore nga pikëpamja strukturore në ngrehinën e drejtësisë, suksesi i shumëpritur do të mbetej i skicuar në imagjinatën e krijuesve të saj nëse njerëzit që do mbeteshin aty do të hynin brenda saj, do vazhdonin të gëlonin në moçalin e apatisë dhe mediokritetit, duke pritur që ndryshimet të vinin sërish nga një botë tjetër e huaj, por që kishte zgjidhjet magjike edhe për problemet më të thjeshta për të cilat mjafton vetëm vullneti i mirë.

Reforma në Drejtësi është ende në proces, institucionet e reja janë ngritur vetëm pjesërisht.

Edhe pse vettingu nuk ka arritur në mes të rrugës nga pikëpamja sasiore, organet e drejtësie po përballen  me mungesa të theksuara me burime njerëzore nga mungesa e magjistratëve nga vettingu.

Një pjesë e tyre janë ende në proces dhe nuk e kanë nisur. Shtimi i ngarkesës në punë në çdo prokurori ka krijuar një situatë emergjence, pasi jemi në vitin e 4 të reformës dhe ende nuk ka një perspektivë të qartë se kur do të funksionojë si një sistem të qartë me kapacitete të plota.

Prokuroria ka pësuar ndryshimet më drastike nga reforma, pavarësia e prokurorëve u vlerësuan si zgjidhjet më të mira për të bërë prokurorinë efikase, ndërsa gjykatës i është dhënë pushtet edhe më i madh në fazën e hetimit për garantimin e të drejtave të subjekteve.

Sfida më e vështirë për tu kapërcyer është zbatimi i konceptit të pavarësisë dhe rritja e përgjegjshmërisë.

Pjesë thelbësore i vizionit tonë është miradministrimi i procesit të hetimit”, tha kryeprokurori.

Të fundit