Flash News

KRYESORE

Olta Boka falenderon Albanin e Miriamin për ‘dhuratën’: Jeni bekim për shpirtin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Olta Boka, ka shprehur admirimin për kolegët e saj këngëtarë, Alban Skënderajn dhe Miriam Canin.

Këngëtarja ka postuar një video me mamanë e saj në ‘Instagram’ dhe nën tingujt e këngës së Alban Skënderajt “Dhurata” Olta shkruan: “Mam ti je dhurata më e bukur në jetë”.

Ndërkohë ajo e ka falënderuar çiftin për emocionet që i kanë dhuruar, duke thënë se artistë si ata janë bekim për shpirtin.

“Faleminderit Alban dhe Miriam për emocionet e mbrëmshme! Artistë si ju janë bekim për shpirtin”, shkruan Olta Boka në ‘Instagram’

 

Të fundit