Flash News

KRYESORE

Olta Gixhari flet publikisht për drejtorin e Teatrit Kombëtar: Rolet i merr vetëm gruaja e tij

Olta Gixhari flet publikisht për drejtorin e Teatrit Kombëtar: Rolet i
E ftuar në emisionin "Siluetë" ka qenë aktorja Olta Gixhari, e cila ndër të thera ka treguar dhe pakënaqësinë për mënyrën e drejtimit të "Teatrit Kombëtar" nga drejtori Hervin Çuli. Aktorja nga Durrësi u shpreh duke thënë se e vetmja aktore që ka marrë role ka qenë gruaja e Hervin Çulit, aktorja Adelina Muça: “Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardh ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur. Në teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi."  Ndërsa pyetjes së gazetarëve të pranishëm në panel sse si është prekur vetë Olta dhe a është ballafaquar ndonjëherë, aktorja është përgjigjur: “Unë do marr përsipër të flas për të tjerë. Rrogat janë qesharake dhe prandaj i respektoj pa masë. Punën nuk ma dha ai. Nuk është bërë njëherë një mbledhje. Unë se di kush janë kolegët e mi. Teatri është ansambël, përderisa e paguan duhet t’i gjesh punë dhe rol. Praktikisht TK duhet të marri masat. Dhe të bëhen disa premiera në vit. Janë 2-3 fytyra që luajnë gjithmonë. Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore se do isha shumë… Kam jetuar me televizion, me reklamë me filma. Unë s’kam bërë asnjëherë jetë luksi. Nuk mbahem."
 
View this post on Instagram
 

My favorite time of the year 💝

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari) on

Të fundit