Flash News

KRYESORE

Olta Xhaçka jep sot detaje për vizitën në Ankara: Mbështetja që mora nga homologu turk…

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dhënë sot detaje për vizitën dy ditore të zhvilluar në Turqi, informacionet për të cilën u dhanë fillimisht vetëm nga mediat turke.

Xhaçka shprehet se gjatë takimit me homologun Nurettin Canikli ka marrë mbështetje për modernizimine Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si dhe për bashkëpunimin në fushën e industrisë ushtarake.

Reagimi:

Mjaft e kënaqur nga takimi në Ankara me homologun tim turk Nurettin Canikli, të cilin e falënderova për ndihmën e deritanishme të vendit të tij për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, dhe mora mbështetjen e mëtejshme sa i përket modernizimit, arsimimit ushtarak, kujdesit shëndetësor, por edhe stërvitjeve.

Bashkëpunimi në fushën e industrisë ushtarake ishte një tjetër çështje që shpejt pritet të çojë më tej marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona.

A është ky një tjetër sinjal i Tiranës? Qeveria dërgon Olta Xhaçkën në Turqi; Erdogan në përplasje të hapur me SHBA

Të fundit