Flash News

KRYESORE

Olti Curri-gazetarëve: Mos u tallni me një artiste si Tuna, s`ka lënë fast-food, lokal e lulishte pa kënduar

Këngëtarja Tuna Sejdiu ka bajrtur mbrëmë një koncert si rikthim në muzikë, pas lindjes së djalit dhe promovim për albumin e saj të ri. Por Olti Curri ka bërë vërejtje për titullin e gazetës Panorama: "Tuna Sejdiu rikthehet në skenë si diva, koncert në masa të rrepta sigurie me Armend Rexhepagiqin dhe Ylli Limanin".

Opinionisti i vipave vazhdon ta sulmojë Tunën dhe shkruan:

"Ku e panë Divën në këtë koncert? Te fustani atllas që duket si perde e teatrit të kukullave? Te skenografia me tre karrige dhe një ekran që duket si shfaqje maturantësh në një klasë gjimnazi për mbylljen e vitit shkollor? Apo tek skena që duket si kabinë dushi, aq e vogël sa po të hapë krahun Tuna, i thyejnë turinjtë orkestrës ose balerinëve! Po masa të rrepta sigurie pse? Tuna s'ka lënë fast-food, lokal, lulishte pa kënduar edhe nuk e ka prekur kush me dorë. Gjynah kolegë gazetarë që tallen kështu me një artiste."

Të fundit