Flash News

KRYESORE

Olti Curri për nismën e Alketa Vjesiut: Të paguajë produksioni për Xheisonin, prej tij e keni suksesin

Moderatorja Alketa Veksiu është “zotuar” që do t’i ndyshojë jetën Xheisonit, të voglit që ka pikasur për zgjuarsinë e tij “Në kurthin e Piter Pan”.

Vejsiu u bëri thirrje të gjithë ndjekësve dhe ata që e simpatizojnë e kanë mundësi ekonomike që të kontribuojnë për t’i ndryshuar jetën Xheisonit nga fshati Mushqet.

Mirëpo, kjo kërkesë e moderatores nuk u prit mirë nga shumë ndjekës të saj të cilët në Instagram i shkruanin se nuk është mënyra e duhur që të kontribuojnë financiarisht për një shtëpi për Xhejsonin.

Blogeri Olti Curri ka një tjetër ide për të ndihmuar Xheisonin. Teksa ka shpërndarë në InstaStory një artikull të publikuar nga Politiko, Curri shprehet se është pikërisht produksioni ai që duhet të ndihmojë djalin pasi falë tij kanë sukses.

“Në fakt Xheisoni është pika e fortë dhe e vetme e këtij sezoni të ‘Në kurthin e Piter Panit’. Produksioni le të fusë më pak në xhep dhe të paguajë për atë që meriton ky personazh dhe jo ta shndërrojë në ‘lypës’. Xheisoni meriton të paguhet më shumë se kushdo tjetër në atë spektakël sepse pa atë spektakli do ishte një funeral me sigla hapje dhe mbyllje, asgjë më shumë”, shkruan Olti Curri.

Të fundit