Flash News

KRYESORE

Olti Curri përuron mes VIP-ave shtëpinë e re në Tiranë, kush është politikania që i gatuan hasude “për mbarësi”

Blogeri i njohur Olti Curri ka blerë shtëpi të re në një nga zonat më të shtrenjta në Tiranë, siç është Kodra e Diellit.

Mirëpo, hyrjen në shtëpinë e re, Olti ka preferuar ta organizojë siç e do edhe tradita shqiptare, mes miqsh dhe me gatime tradicionale që simbolizojnë mbarësi në banesën e re.

Olti ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij momente nga ky organizim, ku bie në sy prezenca e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila gatuan hasude, një ëmbëlsirë tradicionale nga Dibra, për të sjellë fat për shtëpinë e re.

“Hasudja më e mirë në botë për shtëpinë e re”, shkruan Olti Curri në mbishkrimin e imazheve që përcjell për publikun, ndërsa Kryemadhi përzien ëmbëlsirën në kuzhinë.

Të fundit