Flash News

KRYESORE

Olti Curri sulmon tre nga banorët e Big Brother: Nuk vleni as të pastroni banjot

Olsi Danjeli dhe një prej banorëve të ri në Big Brother janë bërë pjesë e një keqkuptimi ku më pas kanë dhënë dhe shpjegimet në dhomën e rrëfimit dhe Danjeli ka kërkuar falje publikisht.

Por kjo nuk ka kaluar pa u vënë re. Olti Curri edhe pse është pjesë e këtij Big Brotheri si opinionist (prej vitesh tashmë) në Fans Club Albania, nuk i ka kursyer kritikat e shpeshta në drejtim të produksionit por edhe banorëve.

Për rastin në fjalë ai shprehet përmes një statusi në Facebook se tre banorët nuk vlejnë as të pastrojnë banjot e personave me aftësi të kufizuar.

“Olsi, Danieli dhe ky tjetri qe as emrin nuk ja kam fiksuar aq i parendesishem eshte...duke u tallur me personat me aftezi fizike te kufizuara...

Keta te tre konkurente se bashku nuk vlejne aq sa ti pastrojne banjot ketyre personave qe jeta i ka vene ne sfide aq te rende...”, shkruan Olti.

Për më tepër shihn videon e mëposhtme:

Të fundit