Flash News

OP-ED

“Omne trinum perfectum est”: Firma Gabi, Akademia e Baletit dhe Policia Bashkiake

“Omne trinum perfectum est”: Firma Gabi, Akademia e Baletit dhe

nga Hysamedin Dini*

Dikur, vite më parë, pata shkruar një artikull në të cilin ironikisht përpiqesha të hamendsoja se tranzicioni politik shqiptar do të mbarojë atëhere kur të falimentojë “Firma Gabi”. 

“Firma Gabi” për ato që nuk janë familjarë me termin shënon “biznesin” e rrobave të vjetra, një farë “Second hand”, që lulëzon anë e mbanë atdheut tonë. 

Dhe meqënëse me “Firmën Gabi” takohem përditë sapo zbres shkallët e pallatit tim të vjetër, mund t’ju them me siguri se prosperiteti i këtij biznesi vazhdon të jetë i padiskutueshëm. 

Çdo ditë, në një orar të përafërt, duket këtu një makinë e Policisë Bashkiake. Ata, policët pra, japin e marrin diçka me njerëzit e këtij biznesi dhe në finale, “Firma Gabi” fiton.

Dëshmitarë të përhershëm të këtij allishverishi janë edhe një çift balerinësh, me gjasë të baletit klasik, që i vëren me indiferencë nga një poster gjigant të vendosur në muret e Shkollës së Baletit.  

Ne që banojmë midis delikatesës dhe precizionit që imponon arti i dancit dhe rrëmujës së organzimit të “Firmës Gabi”, mendojmë se ka diçka metaforike në këtë mes. Një farë gjesture postmoderne: Firma Gabi, Akademia e Baletit dhe Tranzicioni Shqiptar.

“Ome trinum perfectum est” dhe me të vertetë që çdo treshe është e përsosur, siç është edhe treshja jonë e përditshme: Firma Gabi, Akademia e Baletit dhe Policia Bashkiake.

*pseudonim

 

 

Të fundit