Flash News

KRYESORE

‘One love, one heart’, Kuvendi voton sot ndryshimet Kushtetuese, Meta ‘përshëndet’ me këngë nga tubimi i 2 Marsit

‘One love, one heart’,  Kuvendi voton sot ndryshimet Kushtetuese,

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook një video nga tubimi i 2 Marsit në Tiranë, me theksin se nuk mund të rrinte pa e shpërndarë.

Në video shfaqet bokseri kampion shkodran, Kristian Demaj i cili ka qenë i pranishëm edhe në atë tubim, e në sfond dëgjohet kënga ‘One love, one heart’ (Një dashuri, një zemër).

Ndërkohë, nga momenti në moment, në Kuvend pritet të miratohen ndryshimet Kushtetuese.

“Nuk mund ta mbaja vetëm për vete këtë përshëndetje që më erdhi nga Christiani!

Ju uroj ditë të mbarë të gjithëve!

One love, one Heart! 🇦🇱

Let's get together and feel all right. 🤝”, shkruan Meta.

Të fundit