Flash News

KRYESORE

Onkologjiku në errësirë, muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit gjen spitalin pa drita

Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit e ka gjetur spitalin e Onkologjisë në QSUT në errësirë. Siç mund të vihet re dhe nga foto e siguruara nga burime pranë Politiko.al, korridoret janë pa ndriçim edhe pse ka shumë pacientë dhe familjarë që lëvizin nëpër spital.

Në kuadër të Tetorit rozë, që është edhe muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, vizitat dhe kontrollet në këtë spital shtohen, por duket se kushtet nuk janë të favorshme dhe për këtë arsye njerëzit priren të kryejnë vizitat dhe kontrollet në spitalet private. Pacientët që vijnë nga e gjithë Shqipëria, por edhe familjarët e tyre shprehen të shqetësuar për situatën.

Burimet bëjnë me dije se energjia elektrike është shkëputur mëngjesin e sotëm dhe gjendja vazhdon e njejtë, ende nuk ka ndërhyrje për të risjellë drita në spital.

 

Të fundit