Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
11 korriku, protesta për ata andej dhe këtej Tunelit të Llogarasë
Alfred Lela
Nesër në ora 20.00 Partia Demokratike dhe aleatët e saj në opozitë, thërrasin një protestë kombëtare e cila, për vëmendjen neutrale politike është “një protestë në radhën e të tjerave”. Por nuk është kështu.
Si fillim, kjo është protesta e parë kombëtare pas burgosjes, qartësisht politike dhe të porositur, të shefit të opozitës, Doktor Berishës. Edhe pse protesta nuk thirret për këtë motiv, është e pashmangshme pesha e këtij kufizimi të padrejtë politik që i bëhet Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi.
Së dyti, protesta mblidhet për herë të parë nën skeptrin e një Partie Demokratike e cila nuk është më në ‘ilegalitet’, siç ishte për thuajse dy vjet, e gjysmuar, e dyzuar, e nëpërkëmbur nga një vullnet i mbrapshtë i qeverisë, segmenteve të drejtësisë dhe ‘grupimit Basha’, që i dha kosto jo vetëm demokratëve, por shoqërisë dhe balancave të saj. 11 korriku është rrjedhimisht një kthim i flamurit, simboleve, legalitetit të PD-së, më të madhes në opozitë dhe shenjueses më shembullore të paskomunizmit shqiptar.
Nuk pritet dhe nuk duhet të jetë një kremtim, por demokratët dhe të gjithë ata që besojnë se vendi nuk mund dhe nuk duhet të ketë një parti-shtet, e meritojnë një buzëqeshje që u vjen nga historia dhe e ardhmja.
Së treti, protesta e 11 korrikut mblidhet në Tiranën e asfiksuar, jo vetëm nga vala afrikane e të nxehtit, por edhe nga furrnalta e disa skandaleve të Rilindjes. Mund t’ia fillosh po të duash nga makabriteti i Onkologjikut, që është ndoshta shenja më spektakolare dhe e errët e dështimit në shëndetësi të Edi Ramës dhe premtimit të tij të pabesë për ‘shëndetësi falas’. Ose të zgjedhësh një dramë që shpërfaq mijëra drama, atë të Pal Trashajt, lezhjanit 63-vjeçar, që u sakrifikua në dyert e SPAK i përndjekur nga përmbaruesit dhe i padëgjuar nga drejtësia dhe shoqëria, për një borxh minimal që u kthye në një mal peshës së të cilit i shpëtoi vetëm me anë të vetëflijimit.
Si mundet që protesta e 11 korrikut të mos jetë edhe lumi që bashkon përrenjtë e 15 javëve tubime energjike dhe qëndrestare para Bashkisë së Tiranës, nën të nxehtin e një vere që s’të fal dhe trysninë e një policie që është më e vendosur përballë shqiptarëve të zakonshëm se kriminelëve të jashtëzakonshëm të këtij vendi. Për një skandal që përfshin gjithë strukturën drejtuese të Bashkisë dhe qindra miliona euro të një skeme që e kalon vjedhjen nga 20 përqindshi klasik në 100 përqind, dhe përbën qartësisht, siç edhe një gjyqtar me guxim e vendosi ‘punën e një grupi të strukturuar kriminal”?!.
Si mund të mos jetë 11 korriku edhe alarmi i fundosjes së shoqërisë shqiptare në anën e këtejme të peshores, ku populli peshon 200 gramë dhe të pasurit e resorteve 200 tonë? Ku shqiptarëve të thjeshtë nga Tirana në Dibër, dhe bashkatdhetarëve përtej kufirit verimaqedon, iu zvarritet e mohohet “Rruga e Arbrit” prej 11 vitesh, ndërkohë që një grushti macesh të dhjamura në Palasë e Dhërmi u jepet dhuratë një tunel 180 milion euro, që e shkurton kohën me 15 minuta, ka kosto stratosferike në raport me përfitimin turistik, nxjerr jashtë loje biznesin e vogël në Qafë të Llogarasë dhe shkakton shëmti dhe ndotje mjedisore në luginën e mrekullueshme të Orikum-Dukatit?!
Kjo është Shqipëria e Edi Ramës në një snapshot (fotoçast). Mund të shkohet thellë te incineratorët, gjysma e qeverisë në burg, implikimi në narkotrafik i Policisë, siç e dëshmojnë dosjet e shërbimeve të huaja, një drejtësi luksi që arreston shefin e opozitës dhe ‘kompenson’ me ata që hanë kumbulla pas shpinës së Mbretit, ndërkohë që vargmale me dosje, pengje, dhe jetë shqiptarësh të zakonshëm (mijëra Pal Trashaj) zënë pluhur në gjykatat e pezulluara të Shqipërisë?
Mund të gërmohet thellë në këto 11 vite të mbrapshta të Rilindjes, por siç thotë Bibla, ditës së sotme i mjafton pikëllimi i vet.
Ja pse 11 korriku nuk është një protestë si të tjerat. Do të dëgjoni, andej-këtej përroskës mediatike, se nuk është kështu, por vini re se kush e thotë. Janë tifozët dhe përdoruesit e tunelit të Llogarasë. Protesta nuk është për ta, por për mbi 51 përqind të shqiptarëve që, sipas statistikave zyrtare, nuk bëjnë fare pushime verore… sepse nuk kanë mundësi.
Këta janë shqiptarët e 11 korrikut. Ata të tjerët kanë 4 korrikun, datëlindjen e Mbretit, festë kombëtare. Për nder të saj t’lagin me shampanjë në Palasë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38