Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A do të kemi përsëri një President të tillë? “O Zot bëje ëndërr!”

Nga Genc Pollo
Me konseguencë kam refuzuar javët e fundit të komentoj mbi çdo person të përfolur si kandidat për President të Republikës. Insistimit të gazetarëve u jam përgjegjur se është shumë më e rëndësishme të kemi proçesin politik të duhur për këtë zgjedhje; çka fatkeqsisht nuk e patëm. Sa për personin konkret u thosha se druajtja ime ishte se Rama do e nxirrte emrin e përveçëm njëlloj si prestigjatori në cirk nxjerr lepurin nga cilindri: cilido qoftë emri do të kemi një president të dëgjueshëm ndaj këtij kryeministri; ndryshe nga dy presidentët e fundit.
Emri i personit u shpall e jo të paktë ishin ata komentatorët pozitivë të cilët evokuan etosin ushtarak si cilësi garantuese e një presidenti të mirë. Madje sollën si shembull edhe dy presidentë në të shkuarën, Moisiun e Nishanin (ndjesë pastë!) të cilët kishin formim ushtarak. Duke harruar se këta të fundit kishin përvojë politike dhe kishin shërbyer edhe si ministër.
1- Mbi bazat, anijet e helikopterët
Si rregull, një President të zgjedhur nuk lipset t'a paragjykojmë sesi ai do të sillet e veprojë në ofiq. Megjithatë besimi tek njeriu lipset të mbështetet edhe në një themel empiriko-racional. Në këtë sens vlen të kqyrim shkurt situatën në Forcat e Armatosura.
Për zhvatjen e bazave detare në favor të bizneseve pranë qeverisë kam shkruar gjerësisht në vitet e shkuara. Më vjen mirë që edhe gazetarë investigativë, disa syresh me financim indirekt të aleatëve, i kanë hulumtuar në detaj këto skandale; madje ndonjë ka marrë çmim nga organizata ndërkombëtare pikërisht për këtë punë. Po ashtu ka patur kallzime penale nga ushtarakë të ndërgjegjshëm. Thelbi është se me degradimin e bazave të Forcës Detare ulet aftësia e mbrojtjes kombëtare si dhe kapaciteti për operacione kërkim-shpëtimi në pjesën e Adriatikut e të Jonit që është përgjegjësi e shtetit shqiptar.
Helikopterët Cougar, të blerë në Francë në v. 2011, për Forcën Ajrore dhe anijet e klasit Iliria, të blera në Hollandë në v. 2008, për Rojen Bregdetare janë dy investimet kryesore për modernizimin e Forcave të Armatosura në këtë shekull.
Megjithatë helikopterët janë jofunksionalë siç e pamë vjet në verë kur plasën zjarret në pyje apo edhe një muaj më parë kur për të shpëtuar një polic të aksidentuar në Dukagjin u thirr në ndihmë një helikopter i KFOR-it nga Kosova. Edhe dje në zjarret në Karaburun mungesa e helikopterëve u duk qartë.
Po kështu është gjendja edhe me anijet Iliria megjithëse më pak e shfaqur në radarin e publikut. Ato janë prej kohësh të ankoruara e të pamundura për detyra të vështira. Njëra syresh, pjesëmarrëse në misionin e NATO-s në detin Egje në v. 2019, pësoi avari e bllokua në mes të detit sepse ju fikën dy gjeneratorët. Shkaku ishte se ju kishin mbaruar orët e punës (!!!).
Problem për helikopterët e anijet është sherbimi mirëmbajtjes që vuan nga inkompetenca, abuzimi e korrupsioni.
Qeveria rilindiste ka heshtur për këto skandale. Vetëm së fundi, përballë një interpelance shterruese të një deputeti opozitar, Ministri i Mbrojtjes paraqiti një justifikim hileqar: "unë nuk kam firmosur në asnjë rast që privatët të marrin trojet e bazave" por nëse ka ndodhur më parë "kini parasysh se Shqipëria ka nevojë për zhvillim". Edi Rama ditën e votimit për presidentin foli për herë të parë për skandalin duke e quajtur të paqenë. Këto kallzime e denoncime "tek ne janë sport kombëtar" tha ai. Ndryshe nga ministri aktual, Kryeministri ka nënshkruar VKM për zhvatjen e disa nga bazave detare.
Për situatën me helikopterët e anijet nuk kam dëgjuar ndonjë shpjegim nga qeveria. Për të tëra këto skandale përgjegjësi direkte mban aparati civil i dikasterit me në krye Ministrin e Mbrojtjes. Por sipas ligjit përgjegjësia bie edhe mbi Shtabin e Përgjithshëm dhe shefin e tij. Disa nga nënshkrimet me ngarkesë të qartë penale janë të ish Shefit të Shtabit deri në v. 2020. Ai u bë më pas deputet me imunitet i partisë në pushtet.
Por të kthehemi në çështjen tonë, të gjeneralit Begaj, Shef i Shtabit të Përgjithshëm që nga korriku 2020.
Veprimet e mosveprimet e tij në asnjë mënyrë nuk dëshmojnë synim e vullnet për të pastruar “haurin e Augjisë” që ai gjeti kur mori ofiqin. Madje në ndonjë rast duket se e ka ngarkuar veten jo vetëm me përgjegjësi morale e civile por edhe me atë penale. Si përshembull me bazat detare.
2- Mbi ushtrinë e partinë
Për mua kaq do të mjaftonte për t’a skualifikuar nga lista e kandidatëve për president. Për ata që do të mendojnë se të jesh kēsisoj qibar në regjimin e Ramës është ekzagjerim do t’u thoja se gabojnë.
Sa më lart është shumë më e rëndë se problemi formalisto-ligjor i kandidimit të një ushtaraku aktiv. Ne nuk ka pse të druhemi nga puçet e Turqisë, Greqisë apo Amerikës Latine në shekullin e kaluar. Por duhet të shqetēsohemi nga superkapja e shtetit nga partia në pushtet. Kësaj nuk i ka shpëtuar edhe ushtria. Që në pranverë 2014 gjeneral Bazo, asokohe shef shtabi i emëruar rishtas deklaroi se nuk ekzistonin avionët e vegjël që çonin kanabis në Itali. Megjithë provat e dukshme për to! Madje këtë e deklaroi në emër të NATO-s ndërsa de fakto fliste në këmbë të ministrit Saimir Tahiri. Shembuj të ngjashëm fatkeqsisht ka më tej dhe me to duhet të merret dikush. Por të paktën individë problematikë që kontrastojnë me ushtarakun e karrierës së merituar të mos katapultohen në krye të shtetit.
3- Mbi mirësjelljen, presidentin e ëndrrën
Komentatorët rekomandojnë edhe një gjuhë me respekt ndaj kreut të shtetit dhe nuk mirëpritën referimin e përgjegjësive morale, civile e penale të gjeneralit. Në fakt ato u paraqitën ndaj kandidatit. Por vërejtja e gjuhës është me vend. Fatkeqësisht kryeministri i tre mandateve nuk ka qenë model. Fyerjet e qesëndisjet publike ndaj kreut të shtetit kanë qenë të panumërta nga ana e tij. Dikush mund të më quajë të njëanshëm meqë nuk them gjë për cilesimin “Horr bulevardi” të kryeministrit të mëparshëm. Nuk është tamam kështu! Ky epitet u tha në kontekstin e një sulmi të dhunshëm ndaj rendit publik e kushtetues. Fyerjet e qesënditë e Ramës kanë qenë reagime ndaj përpjekjeve të Nishanit e Metës për të mbrojtur Kushtetutën e interesin publik. Duke ju kundërvënë një ekzekutivi ekspansiv e abuziv.
A do të kemi përsëri një President të tillë. “O Zot bëje ëndërr!” thuhet në një anekdotë folklorike.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38