
Flash News
Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
‘Gjithçka shndërrohet në ndërtesa’: Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista
Dy plumba në zarf, kërcënohet me jetë ish-kryeministri italian Matteo Renzi
Najada Çomo shfaqet krah Ramës, pranon ftesën për të qenë pjesë e listave të PS
Nga Alfred Lela
Në zgjedhjet e vitit 2017, kryeministri Rama garoi për një mandat të dytë. Kundër të gjithëve, pa një program të qartë dhe me tri fjalë: Kazan, tepsi, timon. Arriti të fitonte, ndër të tjera edhe pse sfidoi Bashën në shahun politik, duke armiqësuar PD me LSI, dhe duke krijuar një mozaik politik ku ngjante se partia e Metës e kishte qeverisur e vetme Shqipërinë, ndërsa PD e PS kishin qenë në opozitë.
Tri fjalë, një palë tuta dhe dhjetra batuta, e bënë fushatën elektorale të 2017 në një gjë të çudishme, ku i vetmi njeri i zemëruar ishte Ilir Meta, edhe pse e kishin zgjedhur President të Republikës.
Duket sikur Rama është duke futur në punë të njëjtën skemë si katër vite më parë. Sulmo Metën, Monën dhe LSI, shpërfill Bashën, stigmatizo Berishën, dhe krijo skema piari me shollë këpucësh të grisura, pritje vaksinash në aeroport, eurocinizëm, erdoganizëm e me radhë.
Fjalët kyçe, edhe kësaj here, duket se do të jenë tri. Deri tani ka formuluar të parën; skrap. Ideja sillet rreth një projekti të tij dhe Bashës, gjithmonë sipas KM, për të çmontuar LSI.
Puna për ta çuar partinë e Metës te turqit e Kurumit në ish-Metalurgjik, vazhdon, edhe pse kryetari i PD e tradhëtoi, pretendon Rama.
Cila është e vërteta? Nuk do ta dimë, përderisa vetëm njëri prej protagonistëve flet dhe mund ta ketë të gjithën për diversion.
Nuk na intereson aq shumë kjo, se sa fakti se Rama e di, se vetëm duke krijuar terren ndarës mes forcave opozitare mund ta arrijë një fitore tjetër. Llogaritë e opozitës duhen bërë mbi këtë bazë ose mbi projeksionin e një mazhorance që për herë të parë kap mandatin e tretë.
Sa për banorët e këtij vendi, asnjë çudi. Me tri fjalë: Lavdi Marksizëm Leninzimit, ata kaluan 45 vjet të lumtur.
Ditari politik









Të fundit





A na bën optimistë një qeveri (e mundshme) e Bashës
4 Mars 2021, 21:04

6 fotografi që përshkruajnë emocione më mirë se çdo poet
4 Mars 2021, 20:48


Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
4 Mars 2021, 19:59




Georgina për Cristiano Ronaldon: Nuk ndërron as poçat në shtëpi
4 Mars 2021, 18:19
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
4 Mars 2021, 17:54
Shenjat e horoskopit që e kanë të vështirë të dashurohen
4 Mars 2021, 17:34

Dy plumba në zarf, kërcënohet me jetë ish-kryeministri italian Matteo Renzi
4 Mars 2021, 16:58
U konsiderua si sukses, raketa e Elon Musk shpërthen sapo zbret në Tokë
4 Mars 2021, 16:41


