Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Lulzim Basha e mbajti për muaj të gjatë pozicionin e dikujt që nuk i lexon konstruksionet politike dhe ndërton realitete paralele, për të rehatuar si veten ashtu edhe ata pak ndjekës që i kanë mbetur. Në këtë kuptim, ai nuk lexoi as Kuvendin e 11 dhjetorit, as fushatën rritëse të Foltores dhe as profilin dhe energjinë e kundërshtarit të tij në parti, Sali Berisha. U desh një ndërhyrje extra partes, zgjedhjet e 6 marsit, që iluzioni i Bashës të zhbëhej dhe pretendimet e Berishës të rivlerësoheshin.
Edhe pse pati përpjekje zëmekura për ta cilësuar 6 marsin si kurth, edhe pse pati shtërzime të fillimit për të mbajtur gjallë shkëndijën e legalitetit në një situatë që e bënte ilegjitim, z. Basha, më në fund dhe me të drejtë, u dorëzua. Por, siç thuhet në raste të tilla, e la litarin brenda.
Litari këto ditë ka marrë formën e Enkelejd Alibeajt, Gaz Bardhit, Orjola Pampurit e të ndonjë paktjetri, që janë kapur sa në besnikërinë ndaj Bashës, sa në hutimin e begenisjes nga Rruga e Elbasanit, sa në delirin që u jep mundësia e një dite kur ata e shohin veten si kundërshtarë të Sali Berishës.
Tashmë, një pakicë e kapur pas litarit të Bashës i ka hyrë një beteje të re, e cila me gjasë do të përfundojë jo mirë për ta, politikisht. Ata nuk e lexuan 6 marsin siç duhet, me sa duket, dhe kjo provohet nga fakti se vendimin e gjykatës më 24 mars, që njihte statutin e Komisionit të Rithmelimit, nuk e kapën si rast të artë exit-i me nder. Gjykata u dha një rast për të folur në emër të bashkimit dhe për të punuar në emër të tij dhe të Partisë Demokratike. Rezistenca e tyre, në një ishull ku ata duken guliverë të hedhur nga letërsia e të pambështetur nga politika, është një e drejtë e tyre, por jo edhe maksimalizimi i opsioneve politike.
Naivisht, në vend që të linin Bashën të merrte si turpin e dështimit edhe lavdinë e tërheqjes, ata rrinë në ato pozicione të njollosura me dështim, dhe e kërkojnë lavdinë aty ku ajo kalon vetëm njëherë. Basha i ka futur sërish në kurth, qoftë e fundit, duke marrë me vete mundësinë, sado të zbehtë të një rikthimi, por duke u lënë atyre të luftojnë deri në fund në një betejë, që nuk mund ta fitojnë, por as të përfitojnë prej saj.
Basha i ka hedhur në absurdin prej të cilit doli vetë. Pasi kërkoi ta mundte me retorikë dhe ‘amerikanë’ Berishën, pësoi humbje ndaj tij në garë. Tani janë vijuesit e veprës së tij në grotesk që, pasi kanë humbur një garë kërkojnë ta mundin pa garë. Edhe kjo është e pamundur. Madje bëhet më shumë e tillë edhe nëse janë duke pritur në kohë dhe ëndërruar në ankth që Berisha të paditet apo thirret në SPAK etj. Edhe në këtë rast të fundmë ku fle shpresa e tyre, ata prapë do ta gjejnë veten të mundur nga Berisha. Për faktin e thjeshtë se një proces ndaj tij do ta heroizonte liderin në sytë e ndjekësve, të cilët sipas 6 marsit janë 70 përqind e demokratëve dhe 30 përqind e shqiptarëve, dhe do ta viktimizonte në sytë e neutralëve.
Ky është problemi i tyre, dhe jo se ata janë pakicë. Si pakicë ata mund të formulojnë ide dhe qëndrime të cilat do t’i bënin relevantë për garën e radhës. Përkundër ideve ata kërkojnë ta mposhtin pa dhe jashtë gare dikë që i fton në të pasi i ka mundur njëherë.
Kjo nuk është as negociatë, por pengmarrje. (Berisha bën mirë që ndjek një strategji amerikane me ta, atë të mos negocimit me pengmarrës-pasi i duroi në fillim si të barabartë). Litarin që ka lënë Basha ata e kanë lidhur te bishti i padisë së Alibeajt, dhe shpresojnë se era e shansit do t’u ngrejë në formën e balonës së aksionit politik. Çfarë mjerimi! Si bij të 12 përqindëshit të 6 marsit, ata duhet ta kuptojnë se lëvizjet e tyre mund të jenë flatulenca, por jo gazmendra për aksion politik.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38