Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ai si 'viktimë' dhe kundërshtarët si 'të shitur': Basha 'ngre Çadrën' në PD
Alfred Lela
Asnjë reflektim. Shpikja për veten e rolit të viktimës. Anashkalim i tezave të sfidantëve me fjali të një gjuhe të drunjtë, e vetmja që di të flasë, të tipit 'në PD ka vend për të gjithë'.
Kjo është me pak fjalë përmbledhja e fjalës së kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e Kryesisë pasditen e së dielës.
Për të gjithë ata që e njohin, nga afër ose larg, nuk kishte te ky qëndrim asgjë më shumë se takim me pritshmëritë. Eshtë i njëjti Bashë, recitues vargjesh të mjerimit politik, që mbahet fort te timoni i një force që ende vazhdon, ashtu e rraskapitur, të nxjerrë frymë shprese për shqiptarët, Partisë Demokratike.
Pjesa më cingëritëse e fjalës së tij mbetet vetëviktimizimi, ngjyrosur edhe me përcaktimin e zërave kundër në parti si 'të shitur te Rama'. Pra, dy poshtërsi të paketuara bashkë, njëra politike e tjetra etike.
Basha e quan veten si "shënjestrën e parë të një fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe". Çfarë pacipësie! Të paktën dy emisione televizive në prime time janë tkurrur ose mbyllur, pre e presionit të tij politiko-financiar. Të flasësh në kushte të tilla 'për makinë propagandistike' që ka shënjestruar atë, ndërkohë që janë të tjerët targete të ndërhyrjeve dhe parave të tij, është në më të paktën hipokrizi e rendit industrial.
Synimi i vërtetë i kësaj gjuhe, ku bashkohen viktimizimi me sulmin nën brez është skajimi i atyre që mendojnë ndryshe, në apo afër PD, si 'të shitur të Rama' dhe te 'makina propagandistike e tij'. Kësisoj ai rreket të mbajë të karikuar demokratët në qendër dhe në bazë, duke bashkuar në një pretendimin për manipulim të zgjedhjeve, pra vjedhje të hakut të tyre, dhe gjithashtu blerje, nga po i njëjti personazh të kundërshtarëve të tij.
Pasi ndoqi këtë linjë me Astrit Patozin, Jozefina Topallin e të tjerë, don ta vazhdojë edhe me Bardh Kadillin, Bujar Nishanin, Arben Imamin etj. Në rastin e të parëve historia e nxori huq. As Patozi dhe as Topalli nuk mblodhën vota të tillë sa për të dëshmuar paktin me Ramën. Nëse Rama kishte një projekt me ta, dhe gjithashtu një makineri manipulative që e tjetërsonte votën sipas zellit, logjika e do se do 't'iu hapte krahun' të paktën këtyre të dyve, duke u mundësuar, në mos mandate një numër votash që do i bënte ata kredibël në profilin politik, dhe pse jo synimin për t'u kthyer në PD dhe 'kërcënuar' sërish Bashën.
Nuk e thotë ende hapur, madje e fsheh qëllimin pas fjalisë shterpe 'në PD ka vend për të gjithë', por koka e qëndrimeve të tij dhe bejlurçinave përreth do sintetizohet shpejt te kurthi i vjetër 'kundërshtarët e mi janë njerëz të Ramës'.
Sigurisht, kjo do t'i shohë sfidantët e tij në PD të paragjykuar dhe do t'jua pamundësojë një garë alternativash. Por, nuk do të bëjë asgjë për të ngritur në PD institucionin e reflektimit, gjetjen e gabimeve, ndreqjen e tyre dhe ndërtimin e një strategjie për një Parti Demokratike që kërkon të dalë nga pozita e viktimës dhe të bëhet forcë e parë.
Basha fyen demokratët dhe PD duke mbajtur peng institucionin e dorëheqjes, të përballjes, të reflektimit dhe të garës. Duke shpikur 'armiq të brendshëm' që sponsorizohen nga 'armiq të jashtëm'. Duke e shndërruar veten në viktimë, ndërkohë që demokratët janë në fakt të lënduarit edhe të pësuarit e zgjedhjeve dhe udhëheqjes së tij tetë vjeçare.
Ai i fyen posaçërisht demokratët duke e pasë marrë partinë pas tetë vitesh konsumi në pushtet, dhe pasi e ka xhiruar në rrethrrotullimin politik e ka çuar fiks aty ku e mori, pas tetë vitesh opozitë.
Ky është rekordi i Bashës. Duam apo nuk duam. Do apo nuk do ai.
Këto janë faktet dhe kur Basha i shtrembëron kryen të njëjtin manipulim si Rama që akuzon.
Demokratë sot kanë vetëm një detyrë: të mos lejojnë që Basha, si dhe Rama, të jenë të vetmit fitues të zgjedhjeve, ndërkohë që ata janë humbësit. Mund ta bëjnë, sigurisht, por humbin të drejtën e ankimimit. Sepse 2023 dhe 2025 janë dy data që nuk i shmangim dot me asnjë rrenë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38