Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Sali Berisha ka shquar gjithmonë, ndër politikanët kryesorë të Shqipërisë, për energjinë. Të tillë sa hapi i tij i madh, me një hapje, dukej se e kryente hartën në formë pubike nga Konsipoli në Vermosh. Por, le ta themi: Doktori ka patur vullnet, por edhe fat. I cili i ka ardhur, kryesisht, nga mosenergjia apo energjia negative e kundërshtarëve. Thonë të kundërtën socialistët: çfarë fati që kemi! Me Sali Berishën në opozitë ne rrimë në pushtet gjithë jetën!
Është një përfundim i arritur nga frika më shumë se i bazuar te historiku. I ngjan të humburit në pyll që këndon me zë të lartë për të treguar shkujdesje, ndërkohë që palcën e ka të zhytur në lebeti. Një kundërshtar që nuk ia ke frikën, dhe të cilin nuk bën çmos ta shmangësh dhe ta mposhtësh, nuk të angazhon, nuk të shqetëson.
Krejt e kundërta ka ndodhur përherë me Doktorin. Ashtu edhe tashmë. Edhe pse thuhet “nuk negociojmë me të; është i mbaruar; i përket botës tjetër; nuk fiton dot kundër Ramës”, thellë-thellë mendohet për 101 skema në 1001 netë të gjata makthi, se si i dilet edhe njëherë këtij përbindëshi politik që vjen nga e shkuara dhe ia beh nga e ardhmja. Vini re episodikën e ngjarjes së fundit. Vizitën në Tiranë të Mike Pompeos, ish-Sekretar Shteti dhe ish-shef i CIA. Ai ishte incognito në një takim të grupit parlamentar socialist, shartuar me shokët demokratë të Taulantit, skicuar, për arsye piari, si kremtim i 100 vjetorit të marrdhënieve shqiptaro-amerikane. Siç episodet e tjera pas të kremtes në hotelin e Çetit zbuluan, të tilla si vizita në kampin e muxhahedinëve iranianë, apo ftesa e publikuar e një kompanie gazi, Pompeo qe një kalimtar luksi në aksin Librazhd-Drimadhë, të socialistëve Taulant Balla dhe Alket Hyseni.
Por, të majtët janë në zakonin e tyre kur nuk i shijojnë dot, as kremtet dhe as lavditë rastësore. Të prirë për nga vetëshkatërrimi, ata nuk iu gëzuan barazisë në amerikanizëm që iu dha titani nga Uashingtoni, por deshën të thellojnë pabarazinë me kundërshtarin e tyre, sa klasik aq edhe imagjinar, Sali Berishën. I cili, duhet thënë, ka takuar më shumë Sekretarë Shteti dhe Presidentë amerikanë në karrierën e vet, se sa gjithë grupi parlamentar socialist i marrë së bashku.
Të pakënaqur megjithatë me Pompeon, ndoshta bash prej faktit se ata ishin preteksti dhe tjetërkund qëllimi i vizitës së zotërisë, me anë të një organi mediatik, shfaqën një moment të qashtër të andropauzës politike, kur vendosën që Sali Berishën ta hidhnin me imagjinatë të sëmurë te holli i hotelit ku ish-Sekretari qe stacionuar, duke pritur të ndeshej me Pompeon. Për ta çuar hiperbolën lart, me qëllim të fundosjes së Berishës, fabrikuan lajmin me ‘burime nga ekipi i Pompeos’, sipas të cilit forcat e sigurisë të dinjitarit amerikan ishin pajisur me foton e ish-Presidentit shqiptar. Medemek, po ta shihnin ta ndalonin që të mos i shkonte afër Pompeos.
Duhet shumë për ta përftuar parehatinë psikologjike dhe shiprtërore të disa botuesve në Shqipëri, të cilët, si kur Berisha është pritësi, si kur në rolin e pritësit janë socialistët e tyre, prapë mendja u punon te Doktori.
Skena e Berishës që kërkon të takojë Pompeon është e përmbysura e skenës së sajuar me orën e Presidentit Bush në Fushë-Krujë. Të njëjtat kuzhina që gatuan imam bajalldinë e sahatit presidencial të cilin me gjasë ia shkulën nga dora krutanët, poqën edhe ciceri e tria të kësaj radhe me Berishën.
Është argëtuese t’i shohësh në mundime të tilla. Në imagjinare ku Berisha është sërish the man in charge.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38