Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Anatomia e ekipit të politikës së jashtme: Dy rryma në kampin e Bajdenit
Dragan Biseniç/ gazeta Danas
Nëse nuk e njihni Xhonë, atëherë më mirë të njihni njërin nga Tonët: Toni G. ose Toni B. Ky është një rregull i thjeshtë për europianët që duan t’i afrohen administratës së Bajdenit.
Entoni (Toni) Gardner është ish-ambasadori amerikan në Bashkimin Europian (2014-2017), aktualisht ambasador në Londër, ndërsa shërbeu si personi kyç i fushatës së Bajdenit në Europë.
Toni B. është Entoni Blinken, ish zëvendës i Sekretarit të Shtetit de ish zëvendës i Këshilltarit për Sigurinë kombëtare. Aktualisht është edhe këshilltari më i afërt i Bajdenit për dy dekadat e fundit.
Këta dy zyrtarë me emrin Toni janë simboli i rigjallërimit dhe i kthimit të estabilishmentit tradicional të politikës së jashtme amerikane që pritet të vijë në fuqi kur Bajdeni të bëhet president.
Për Blinkenin shpesh diskutohet se ka shumë mundësi të jetë këshilltari i Bajdenit për Sigurinë kombëtare.
Gardneri, donatori i dëgjuar i Partisë Demokrate, i cili ka shërbyer edhe si drejtor për çështjet europiane në Këshillin për Sigurinë kombëtare në administratën e Presidentit Kinton, ndoshta mund të kthehet në Uashington në një pozitë të lartë ose të mbetet në postin e tanishëm si ambasador i SHBA-ve në Britaninë e Madhe. Babai i tij, Riçard Gardner, si mik i afërt i Zbignjev Bzhezhinskit, ka qënë ambasador në Itali (1977-1981) dhe në Spanjë (1993-1997) në periudha kyçe për këto dy vende, që të dyja herët nën administratën e demokratëve, përkatësisht të Presidentit Karter dhe Presidentit Klinton. Riçard Gardneri është njeriu kyç nëpërmjet të cilit Zbignjev Bzherzhinski pati vepruar për zgjedhjen e kardinalit polak Karol Vojtila si papa Gjon Pali II.
Toni Gardnerin e kam njohur në Gjermani në vitin 1991. Në atë kohë, Entoni (Toni), si jurist i ri punonte në agjensinë amerikane për privatizimin Trehuand, në një kohë që i ati ishte ambasador në Spanjë. Që të dy interesoheshin shumë për ngjarjet në Jugosllavinë e atërhershme.
Ekipi i Bajdenit për politikë të jashtme ka dy rryma të padukshme.
Gjatë fushatës, në muajin korrik, Bajdeni grumbulloi një ekip të madh këshilltarësh për politikën e jashtme dhe sigurinë. Ky ekip u rrit në numër prej 2.000 ekspertësh që ndaheshin në 20 grupe pune të cilët mbulonin çështjet e sigurisë kombëtare, kontrollit të armatimeve, mbrojtjes, çështje të informacionit sekret, të punëve të brendshme, probleme ndërkombëtare dhe rajonale dhe aspekte të veçanta të problemeve ndërkombëtare. Detyra e secilit grup ishte të vlerësonte politikën e jashtme të deritanishme dhe të propozonte zgjidhje për administratën e re.
Favorite për postin e Sekretarit për mbrojtjen është Mishel Flornoj, e cila është bërë e njohur për deklaratën se ushtria amerikane mund të jetë në gjendje që për 72 orë të bëjë të paaftë tërë flotën kineze.
Si shefe e mundshme e CIA-s është profilizuar një grua me një rrugë të veçantë, aventureske dhe ekzotike në botën e spiunazhit Ejvril Hejnz.
Bajdeni do të përballet me zgjedhjen e rëndësishme madje kjo edhe para se të bëjë betimin: mes demokratëve që kanë mall për vazhdimin e politikës së Presidentit Barak Obama dhe atyre që duan të ndreqin hapat e gabuar të Obamës- përfshirë këtu edhe disa mossuksese eklatante, duke synuar të krijojnë një doktrinë të re amerikane të politikës së jashtme të shekullit 21.
Në të njëjtën kohë, disa demokratë thonë se ish zëvendëspresidenti do të duhet gjitashtu t’u kthehet ideve të kohës së Luftës së Ftohtë, mendim ky mjaft i përhapur në radhët e politikanëve të gjeneratës së tij që janë tani 70 dhe 80 vjeçarë.
Ku gjendet këtu Bajdeni do të dihet shpejt sipas mënyrës sesi do ta ndërtojë kabinetin e ti dhe do plotësojë shumë vende.
Ndër njerëzit e afërt të Bajdenit janë edhe ish drejtori për planifikim politik në Departamentin e Shtetit, Xhek Salivan, Xhuli Smit që ka qënë në poste të larta në Pentagon dhe në zyrën e zëvendëspresidencës së Bajdenit, ish nënsekretari për politikën e mbrojtjes Brajan Mekion, ish zëvendësja e Drejtorit të CIA-s dhe zëvendësja e Këshilltarit për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Ejvril Hejnz dhe ish zëvendësi i ndihmës ministrit të mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën, Euroazinë de Ballkanin Majkell Karpenter. Xhuli Smit është një person tjetër me lidhje të forta europiane. Jam takuar me atë ndërsa mësonte gjermanisht në Fondacionin për shkencën dhe politikën në Berlin në vitet 1996 dhe 1997. Më vonë ka qënë në pozita të larta në Pentagon dhe në administratën e Obamës, duke u marrë me çështje të forcimit të bashkëpunimit transatlantik, NATO- dhe BE-së.
Blinkeni dhe Mekioni kanë punuar me vite të tëra për Bajdenin si ndihmësa kryesorë në Komitetin e Senatit për çështje të jashtme; Hejnzi ka punar për një kohë të shkurtër në Komision kur Bajdeni ishte kryetar i tij.
Blinkeni, Salivani, Karpenteri, Mekioni dhe Smiti kanë punuar sëbashku në zyrën zëvendëspresidenciale të Bajdenit, ndërsa Karpenteri de Mekioni kanë udhëhequr Qendrën Bajden për diplomaci dhe veprimtari globale në Universitetin e Pensilvanisë që është hapur pasiqë Bajdeni u largua nga funksioni në vitin 2017.
Ata që ka shumë mundësi të jenë në pozita që kanë të bëjnë me Europën janë edhe ish ambasadori i BE-së Dan Bear, ish ambasadorja në OECD Karen Kornbulh, si dhe dy ish ambasdadorët në Rusi, Aleksandër Verzhbov dhe Majkel Mekfol.
Ndër ata që mund të shpresojnë për një post në administratën e re është edhe diplomati shumëvjeçar Nikolas Barns, i cili ka qënë ambasador në NATO dhe tani jep leksione në Harvard, Uilljam Burns, i cili ka qënë ambasador në Rusi dhe tani është Kryetar i Fondacionit Karnexhi, si edhe dialoguesi kryesor mbi marrëveshjen nukleare me Iranin, Vendi Sherman.
Ekipet e ekspertëve gjatë fushatës kanë punuar shumë të mbyllur, aq sa as edhe ata vetë dhe as pjesmarërsit në fushatën e Bajdenit nuk kanë dhënë deklarata për veprimtarinë e tyre. Ata nuk kanë qenë zyrtarisht pjesë e fushatës, por kanë vepruar paralelisht me fushatën dhe i kanë dhënë këshilla Bajdenit dhe njerëzve të tij mbi baza vullnetare.
Idetë dhe këshillat i janë përcjellë grupit të vogël të njerëzve luajalë të Bajdenit, grup i cili përfshin Entoni Blinkenin, Xhek Salivanin, Ejvril Hejnzin, Brajan Mekeinin, grup i cili ka shumë mundësi që në të ardhmen të shërbejë si “trusti i mendjeve” për sigurinë kombëtare në administratën e Bajdenit.
Megjithatë kanë rrjedhur disa dokumente që të japin një shikim mbi përbërjen dhe punën e grupit e për këtë, mbi bazën e tyre mund të supozohet mënyra sesi Bajdeni do ta bëjë politikën e tij të jashtme gjatë presidencës.
Ajo të jep edhe një ide edhe mbi njerëzit pas kuintave si puna e ekspertit për Azinë Lindore Elaj Retner dhe speciaistit për Lindjen e Afërme Danijel Bineim me lidhje të thella me Bajdenin. Retneri është kryetar i Qendrës për sigurinë amerikane me ide shumë interesante në lidhje me Kinën, ndërsa Benaimi ka qenë këshilltar dhe shkrues i fjalimeve të Hilari Klintonit. Ata janë ndër 49 nënkryetarët e grupeve të punës. Nënkryetarët janë profesionistë të ndryshëm nga radhët e konsultantëve joqeveritarë, think tank-et, industrisë së mbrojtjes, zyrtarë të lartë të administratës Obama në Departamentin e Shtetit, Pentagon, agjensitë e inteligjencës dhe sigurisë së brendshme.
Çdo grup pune ka një sërë nëngrupesh, le të themi për konfliktin izraelito-palestrinez, ndimën humanitare, refugjatët...
Bashkëkryetarët në grupin e punës për mbrojtjen, ish nënsekretari për mbrojtjen Frenk Kendall III, ish këshilltarja kryesore e Pentagonit Roza Bruks, ish nënsekretari për politikën e mbrojtjes Kristina Varmuth mbikqyrin 100 deri 200 specialistë përfshirë edhe një sërë nëngrupesh për buxhetin dhe komandat rajonale.
Ekipi europian ka më shumë se 100 veta. Në krye të tij janë tre ish zyrtarë të administratës së Obamës: Xhuli Smit, Majkell Karpenter dhe Spenser Bojer.
Grupet e punës nuk kanë kompetenca reale në vendimmarrje, por ata mbikqyrin një makineri të stërmadhe e cila gjatë gjithë kohës prodhon dokumente dhe analiza të ndryshme. Shumë prej tyre nuk flasin nëpër media dhe as e zbulojnë faktin se punojnë në fushatën e Bajdenit. Shumica e tyre punon në fshehtësi. Ata, si edhe vetë përfaqësuesit zyrtarë të fushatës së Bajdenit nuk dëshirojnë të flasin për këtë. Por në një masë të madhe ata punojnë sipas metodës që përdorej në Këshillin për sigurinë kombëtare, në kohën para se Trampi ta shpërbënte dhe t’ia delegonte vendimmarrjen njerëzve të tij besnikë, bashkëpuntorëve nga jashtë dhe antarëve të familjes. Ky organizëm vepron sikur të jetë qeveritar dhe është i organizuar në po atë mënyrë nga pikëpamja burokratike dhe hierarkike. Kjo të lë të kuptosh se këta njerëz mund të presin një vend në administratën e ardhshme të Bajdenit.
Të bie në sy fakti se shumica janë profesionistë dhe se mbështeten në doktrinën neokonservatore të shekullit të 21 si shekulli i Amerikës. Zëra nga e majta progresive dhe e djathta populiste e kanë dënuar estabilishmentin neokonservator të politikës së jashtme, i cili, pas tri dekadash politike fatkeqe, nga Ballkani në Lindjen e Afërme, po i afrohet përsëri frenave të pushtetit.
Kritikët mendojnë se personalitete si puna e Blinkenit dhe e Salivanit ka shumë mundësi që do ta vazhdojnë aventurizmin amerikan jashtë vendit në emër të demokracisë.
Presidenca e Trampit e detyroi estabilishmentin e politikës së jashtme të rishikojë shumë prej hipotezave të tij, por nuk arriti të lëkundë në mënyrë vendimtare bindjen bazë sipas së cilës Amerika duhet të drejtojë përherë dhe gjithandej.
Premtimi qendror i fushatës së Bajdenit është të rinovojë udhëheqjen amerikane në botë. “Bajdeni është këtu për të pohuar udhëheqjen amerikane”, këmbëngul Blinkeni. Salivani pohon gjithashtu bindjen e tij për veçantinë amerikane.
Madje edhe sikur të gjenden më pak të fuqishme se më parë, shkruan ai, Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë ”kapacitet unik dhe përgjiegjësi për ta ndihmuar botën të jetë më e mirë”.
Mënyra sesi e konsiderojnë këshilltarët e Bajdenit, problemi kryesor i politikës së jashtme të SHBA-ve nuk ishte bindja për veçantinë amerikane, por largimi i Donald Trampit nga ajo.
Në artikullin e shkruar në bashkëautorësi me Robert Keganin, neokonservator dhe bashkëshort i Viktoria Nulandit, Blinkeni nënvizon përsëri si rreziqe fashizmin dhe komunizmin në mënyrë që të justifikojë ofensivën amerikane në politikën e jashtme. Çfarëdo zvoglimi i veprimtarisë së SHBA-ve, pohojnë ai dhe Kegani, kërcënon ta kthejë botën në humnerën e viteve 1930.
Me fjalë të tjera, Blinkeni dhe Kegani ofrojnë recetën për ndërhyrje të vazhdueshme, gjë për të cilën lind frika se administrata e Bajdenit mund të përbëjë një restaurim të neokonservatorëve me kostum liberal dhe ndërhyrje të reja të cilat askush nuk do t’i dëshirojë.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38