Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Intervista e Arben Ahmetajt, për Çim Peka Live në SyriTV, mund të ketë shuar kureshtje, nga ato që nuk i kënaq dot as Big Brother, por ka hapur edhe disa plagë. Jo vetëm te të përmendurit, ata që u nënkuptuan, por krejt ngrehina e Partisë Socialiste, ajo që Edi Rama pagëzoi si “Rilindja” në vitin 2013.
Ajo që tha Ahmetaj ‘kur ta marrin vesh shqiptarët se Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk janë e njëjta gjë, ndoshta do të jetë shumë vonë”, nuk ka si të jetë e vërtetë. PS dhe Rama janë, në fakt, e njëjta gjë, por se çfarë gjëje janë, ky është debati.
Të paktën sipas asaj që na tha Ahmetaj mbrëmë- e të tjera që me gjasë mund të thotë në vijim-, Rama nën strehën e Rilindjes dhe kjo nën të PS, janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për Shqipërinë si vend, apo për shndërrimin e atdheut të përbashkët në atë që njihet si ‘shtet i dështuar’ (failed state).
Edhe pse incineratorët morën pjesën më të madhe të intervistës së gjatë, mbi xeherorët e tyre shkëlqyen diamante të tjerë, që e shpjegojnë strukturalisht atë që Rilindja i ka bërë këtij vendi përgjatë një dekade. Ahmetaj zbuloi psh një qëndrim të tijin mbajtur në një retreat qeveritar, që lidhej me mosdakordësinë me kanabizimin e vendit. Mundet ose jo të jetë e vërtetë, por çka vlen është se, një socialist ka menduar si shumë zëra opozitarë ose të pavarur që, thuajse me dëshpërim, i kanë rënë kambanave të kanabizimit të vendit për kaq vite rresht.
Vendi po paguan sot haraçin dhe haramin e atij vendimi anti-kombëtar i cili lejoi që industria, bujqësia dhe turizmi kryesor i vendit për 4-5 vjet të ishte mbjellja, përpunimi dhe eksporti i cannabis sativa. Industria e lehtë e cannabis-it krijoi një eldorado të pasurimit të shpejtë që, në këmbim, ushqeu shumë iluzione ekonomike dhe shoqërore. Kur ethja e kanabisit kaloi dhe përfituesit e mëdhenj e diversifikuan ‘portofolin’ e investimeve, duke kaluar në ndërtim apo droga të rënda, çka mbeti ishin ata me peshën e një iluzioni. Meqë Shqipëria nuk j’ua ushqente më, ata morën rrugët e mërgimit. Jo rastësisht, të rinjtë shqiptarë zgjidhnin Britaninë e Madhe, sepse atje mund të punonin në një industri që e njihnin mire: ‘shtëpitë e barit’. Rilindja, pasi e prodhoi, e ricikloi këtë kontigjent, duke kërkuar amnisti fiskale për ata që ministri Damjan Gjiknuri quajti ‘çunat e Londrës’.
Ky ishte kriminalizimi i dytë më i madh që iu bë shoqërisë shqiptare gjatë qeverisjes së Ramës (i pari është kriminalizimi elektoral). Aspak paradoksalisht, gjithë aksioni i pasurimit të elitës së re përreth Rilindjes, u zhvendos te lojrat e fatit, shëndetësia, kriptomonedhat dhe call centers. Të gjitha industri efemere, diçka mes shërbimeve dhe teknologjisë (IT). Të vetmet ‘industri të rënda’, që u përvijuan si fitimprurëse, ishin ndërtimi dhe mbetjet. Kullat e larta, që e vranë pëfundimisht sky line-in e Tiranës, dhe gjithashtu mushkëritë e qytetit, dhe tre inceneratorët (virtualë), jo vetëm prodhuan të ardhura për një grusht njerëzish të lidhur me qeverinë, por edhe kundërthënie tronditëse.
Secila prej këtyre industrive pati martirët (viktimat) dhe heronjtë (famëkëqinj që të dy) e vet. Një ilustrim i të parëve është Ervis Martinaj dhe i të dytëve Amant Josifi (vini re se të parët janë kundër Ramës dhe të dytët të tijtë). Pati, sigurisht, edhe kategorizime të mesit të tabelës, si psh Ilir Beqja, që nuk u bë as viktimë dhe as hero, duke mbetur, sipas gjithë gjasave, një hajdut i shtrenjtë.
Arben Ahmetaj është diçka mes të dyjve, një gjysmë-viktimë dhe një gjysmë-hero, një qenie e ndërmjetme në mitologjinë e mbrapshtë të Rilindjes, në krye të së cilës (Zeus, siç e quajti bilalesha e qeverisë) qëndron Edi Rama.
Arben Ahmetaj, në intervistën e mbrëmshme, shfaqi pak a shumë, vullnetin për të mos e lënë Rilindjen që ta hante (ai përmendi vdekjen, sipas një motivi të huazuar nga seriali “Vikingët”-një fis i lashtë nordik, edhe ata viktima dhe heronj të historisë). Këtu, keni pak a shumë një rimarrje të temës së ‘revolucionit që ha bijtë e vet’. Ish- zv/kryeministri u shfaq mbrëmë në një rol të përmbysur të ngjarjeve dhe të historisë: biri i revolucionit (Rilindjes) që kërkon të hajë revolucionin.
Ky është një epilog tipik shqiptar, sepse historia na mëson se e kundërta është norma: revolucioni i ha bijtë e vet. Por nuk është epilogu (mbyllja), por prologu (nisja) që e bën të ndryshme Rilindjen nga revolucionët e tjerë. Ajo nisi mbi premisën jo për ta bërë Shqipërinë, por për ta sunduar apo zhavtur. Revolucionet, si rregull, edhe pse degjenerojnë rrugës (përfshi të komunistëve të Enver Hoxhës) u nisën mbi dëshirën apo iluzionin për të bërë diçka më të mirë.
Slogani informal i Rilindjes ishte ‘aleanca e qelbësirave’. Pra, jo një bashkim vullnetar i më të mirëve për më të mirën, siç janë kryesisht këto nisma, por kush të mundet, dhe me çdo kusht, për të marrë pushtetin.
Kjo prodhoi këtë cyborg qeveritar që ekspozoi Arben Ahmetaj në rreth 2 orë intervistë. Ish-numri 2 i qeverisë së Rilindjes, u kthye si biri që vjen për të ngrënë revolucionin, shenjë refuzimi për të përfudnuar vetë në nofullat e tij.
Në këtë pikë ai mund të jetë një trim, një i marrë ose, pse jo, një pioner. Sidoqë të jetë aktori, akte të tilla zakonisht paralajmërojnë fundin e revolucionit. Nuk ka rëndësi nëse ai i ha të bijtë apo të bijtë e hanë atë. Në çdo rast, dhe pavarësisht siluetës që ka viktima, është era e qelbësirës që mbetet dhe duhma e saj që na e bën me dije se fundi është afër. Ata që bëjnë zhurmë janë korbat, siç ndodh përmbi të gjitha kërmat.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38