
Flash News
Gjykata e lartë kalon për gjykim dosjen ‘Tahiri’, vendimi për ish-ministrin do të jetë përfundimtar
Boris Johnson jep alarmin: Varianti i ri i Covid-19 që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës
Rreth 6 mijë vdekje shtesë në 2020-n, pesë herë më shumë se raportimet zyrtare për fatalitetet në spitalet Covid
Covid-19 në Shqipëri, 7 humbje jete, rritet sërish numri i të infektuarve në 24 orë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Alfred Lela
Kjo mazhorancë i ka patur të paqeta marrdhëniet me integrimin, ashtu dhe me të huajt që u është dashur të monitorojnë progresin e Shqipërisë, si trojanët portat Skee.
Që në themel të këtij raporti të vështirë, socialistët atëherë në opozitë, vendosën të mos i votojnë tre ligjet, me atë formulë që erdhi të njihej si ‘nuk e japim Fierin për Brukselin”. Opozita atëherë, mazhorancë që prej 2013, përherë ka shpikur një ‘kalë Troje’ për të përligjur luftën e humbur. Dmth një masë të trashë shfajësimesh.
Rekordin, ndoshta, e mban Gramoz Ruçi, që u tha deputetëve hollandezë se ‘shfaqjet e huaja’, drogën e prostitucionin, ‘nuk ua sollëm ne, por i gjetëm mes jush’. Shefi i tij, Rama, disa herë i ka mëshuar idesë se ngecja e Shqipërisë nuk ka të bëjë me vendin, kriteret, progresin, por me Europën vetë.
Kryeministri ka përmendur atë që quhet ‘lodhja nga zgjerimi’ për të fshehur dështimin për t’u afruar me BE. Edhe pse negociatat nuk u hapën, para dy vitesh qeveria bëri festë për hapjen. Tashmë që kemi marrë hapjen dhe presim fillimin e negociatave, gjë që e shenjon një konferencë ndërqeveritare, ngecja e vjetër është rishfaqur si gangrenë.
Hollandezët nuk na shohin gati. Gjermanët na kanë vënë 15 kushte. Danezët gjithmonë ndjekin gjermanët, ndërsa francezët, fuqia tjetër e madhe e BE, duket se edhe këtë herë kanë hallin te ‘Troja e tyre’.
Por, kalin, njerëzit e qeverisë nuk pushojnë së rishpikuri. Një deputet tha së fundmi se, fajin për mosmbajtjen e konferencës ndërqeveritare e ka Maqedonia e Veriut. Të cilën e pengon Bullgaria me anë të vetos.
Prej dy vitesh thuhej e kundërta dhe flitej për deçiftim. Ishte Shqipëria që e pengonte Maqedoninë.
Por, tani mund të flemë të qetë. Edhe kësaj here nuk ka të bëjë me ne. Eshtë gjithmonë dikush tjetër. Në mendjet tona nuk e kemi fikur ende fanarin që ndriçon brigjet e Adriatikut, viset ilirike, maqedone, që nga territoret e Iliadës e deri te të Odisesë.
*Editoriali i emisionit PolitikOn, e hënë 23 nëntor, në RTV Ora
Ditari politik









Të fundit

Çfarë e bën shenjën tuaj të duket tërheqës/e
22 Janar 2021, 20:29

Neslihan Atagül në gjendje të rëndë shëndetësore, detyrohet të tërhiqet nga seriali
22 Janar 2021, 19:58
AstraZeneca redukton numrin e dozave të vaksinave në vendet e Bashkimit Evropian
22 Janar 2021, 19:56

'Simpsons' duket se "e gjetën" sërish - duke parashikuar një pjesë të inaugurimit
22 Janar 2021, 18:54

Ndau legalizimet në prag të zgjedhjeve, Rusmajli e shpëton nga gjoba deputetin e PS
22 Janar 2021, 18:22



Bëhet publik emri i vajzës së Gigi-t dhe Zayn
22 Janar 2021, 17:28


Drake ka shtyrë planet muzikore për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale
22 Janar 2021, 16:46
Covid-19 në Shqipëri, 7 humbje jete, rritet sërish numri i të infektuarve në 24 orë
22 Janar 2021, 16:23
E tallnin për pamjen e jashtme, 19-vjeçarja shpallet femra më e bukur në botë
22 Janar 2021, 16:10
Rikthehen reshjet masive, paralajmërimi i IGJEUM
22 Janar 2021, 15:43
"Joe, ti e di që fitova", si është e vërteta e letrës së Donald Trump
22 Janar 2021, 15:11
"Joe, ti e di që fitova", si është e vërteta e letrës së Donald Trump për Joe Biden
22 Janar 2021, 15:10
Teknologjia në zgjedhje, KQZ i kërkon qeverisë para për të lidhur kontratën
22 Janar 2021, 14:52

Boçi publikon mesazhin: Mësuesit nuk po marrin pagesën e orëve shtesë
22 Janar 2021, 14:40