Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Marsel Lela
Meqë jemi në kohë arrestimesh frankiste, ku pushteti luan me qytetarin si t’ia dojë qejfi, le të kthehemi pas në kohë për të parë se situata brenda së majtës nuk ka ndryshuar.
Në një nga kapitujt e librit të tij, “Nga fillimi në fund”, shkrimtari dhe analisti Preç Zogaj përshkruan ngjarjet e 28-29 nëntorit të vitit 2000, kohë kur kryeministër ishte Ilir Meta, ndërsa kryetar i opozitës, Sali Berisha. Bëhet fjalë për momentin pas përleshjeve në Tropojë e më pas në Tiranë, që pasuan me arrestimin e Berishës fill pas daljes së këtij të fundit nga selia e Partisë Demokratike.
Dhe pse Preç Zogaj përpiqet ta përshkruajë ngjarjen dhe autorët me ngjyrime letrare duke u rrekur t’u japë atyre trajtën e politikanit, ata mbeten pas një perdje të rëndë gri dhe të errët pas së cilës, më shumë se politikanë duken si personazhe të filmit “Kumbari”. Flitet aty për militantë të veshur si policë (si tek protestat për vrasjen e Klodian Rashës), mercenarë partiakë me maska, të gjithë barkderrë dhe pa qafë, që kanë vetëm një synim: eliminimin e kundërshtarit.
Ndërkohë, të majtët e shisnin këtë si një arrtije të madhe të qeverisë së tyre. Më në fund shteti e kishte gjetur udhëheqësin e vet që dinte si t’u vinte fre mësymjeve të opozitës. Më në fund, opozita e pabindur kishtë rënë në ‘hundëlesh’. Nën trokitjen e gotave të shampanjës natën e 28 nëntorit, biznesmenë puthadorë të qeverisë, ministra dhe ndërkombëtarë bënin gëzuar, duke ururar ‘arritjen’ e shtetit, edhe pse kjo ishte blerë me një masakër të panevojshme, e po aq, me një arrestim pa sens të kreut të opozitës.
E njëjta situatë është edhe sot, 20 vjet më pas, kur në krye të shtetit është sërish e majta. Lidhjet e qeverisë me krimin kanë qenë kryefjala e çdo lajmi në mediat shqiptare dhe ato të huajat (deri kur këto raportime u terratisën nga lajmet pandemike, duke mbuluar një pandemi ku e ku më vdekjeprurëse). Përkrah tyre zë vend lajmi i largimit të përditshëm të shqiptarëve jashtë vendit, për shkak të mungesës së sigurisë, punës dhe pamundësisë së zgjedhjes. Barkderrë pa qafë në politikë bashkëpunojnë me barkderrë pa qafë të nënbotës, duke e mbuluar popullin barkzbrazur me fasadën e fotove dhe memeve, siç mbulohen lypësit nëpër rrugë me gazeta për t’u mbrojtur nga acari.
Eliminimi i opozitës është bërë në një tjetër mënyrë: me anë të uzurpimit të të gjitha pushteteve, nën këmbët e të cilëve rri ‘tërmeti’ i vjedhjes së votave që akoma nuk ka tundur asnjë institucion për të nisur hetimet. Dhe vetëm një ditë më parë, përkundrejt të gjitha fakteve, dosja 184 u mbyll për tejkalim të afateve. Por policisë nuk i mungon zelli për të arrestuar pa asnjë motiv pedagogë, gazetarë dhe aktivistë. As prokurorisë nuk i pat munguar zelli një vit më parë për të nisur hetimet rreth kreut të opozitës, Lulzim Basha, duke i hapur një ‘korridor’ qeverisë për t’u hedhur në sulm ndaj këtij të fundit, në tentativë për të mbuluar si macja zhurmën e prestigjozes gjermane “Bild”, që botonte sistematikisht fakte për vjedhjen e votave. Po ashtu, Shengeni Ballkanik, ose kthimi i timonit nga Moska dhe Beogradi meqë BE nuk na e hapi ‘traun e doganës’ për në Europë, kishte nevojë për një kundërpeshë meqë vëmendja Ishte përqendruar e gjitha aty.
Sa u përket ndërkombëtarëve, ata kanë varur xhaketën në kremastarin e reformës në drejtësi dhe bëjnë sehir duke dërguar sinjale kafkiane; “njeriu është një qenie e përhime, pa formë, pa ligjin që i jep trajtat”. Ndërkohë janë po këto qenie të përhime që po e bëjnë reformën në drejtësi për t’i dhënë trajtë shtetit të së drejtës. Njerëz të përfshirë në vjedhjen e votave të zgjedhjeve të vitit 2017, e faktuar nga përgjimet e Prokurorisë që u botuan po nga gazeta gjermane ‘BILD’, ku janë të përfshirë vetë kryeministri Edi Rama, kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja e të tjerë zyrtarë të lartë të Qeverisë.
Si të mos mjaftonte kjo, në media jo rrallë lajmet politike dhe ato të kronikës së zezë janë të ngërthyera bashkë, për shkak të lidhjes së politikës me krimin. E pamundur që pas një ngarkese droge, aferash korruptive, apo trafiku të çfarëdoshëm të mos dalë emri i një politikani të rangut të lartë, ndonjë familjari apo njeriu pranë tyre.
Në këto kushte, në një vend normal, numri i dorëheqjeve në radhët e shtetit do të kishte qenë shumë herë më i lartë se ai i azilkërkuesve, e vetëm atëhere shqiptarët do të besonin tek reformimi i drejtësisë. Është pikërisht kjo pandryshueshmëri e mendësisë së të bërit politikë, kjo papërgjegjshmëri dhe pandjeshmëri e qeverisë ndaj të drejtave të qytetarëve që ka nevojë të reformohet. Të gjitha të zezat e tjera që ndërkombëtarët, media e shitur tek pushteti dhe analistët e ERTV i vënë në pah si e keqja më e madhe, janë vetëm pasoja të kësaj, apo... një tjetër ‘gazetë’ mbi trupin e mardhur të popullit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38