
Flash News
Edmond Spaho zgjidhet nga PD-ja drejtues politik për qarkun e Korçës
Vazhdojnë negociatat me Mediun dhe Idrizin, Basha: Shumë shpejt do të ketë një njoftim
Zgjedhjet/ PD cakton drejtuesin politik në Lezhë, detyra i besohet Mark Markut
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ateisti i televizioneve para një vrasjeje dhe pemës së Krishtlindjes

nga Alfred Lela
Ateisti është qënie e çuditshme. E kundron Zotin nga lartësia e zotave të vet, shumë më të paqartë dhe të padëshmueshëm, se Ai të cilit i kundërshton ekzistencën. Gjërave kaq të përgjithshme, si humanizmi apo barazia, për shembull.
E ka thënë Albert Kamyja: I majti do njerëzimin, por urren njeriun.
Kështu ndodhi edhe në Tiranë, dje e sot. Zoti i së majtës ateiste të Shqipërisë, u bënë dy pemë dhe termat ‘taksat tona’ apo ‘prona e përbashkët’.
Nga bjondet e ekranit, deri te mikrobergjezët marksistë të internetit, kuisnin vajet për ‘pemët e përdhunuara’ nga të revoltuarit për vrasjen e Klodian Rashës.
Të njëjtët që postonin gjoja-dhimbjen e vet, dhe pandjeshmërinë trumpiste të policisë amerikane, për Black Lives Matter, spërdridheshin për pemën. Së cilës i thonë ‘Pema e vitit të Ri’, sepse, duke qenë ateistë, nuk e njohin Krishtlindjen, veçse si shkas për shopping dhe foto luksoze Instagrami.
Sepse Zoti, nëpërmjet gjakut të Klodian Rashës, ua përmuti gjithë arsyetimet boshe.
Pushteti i tyre liberal, që ‘nuk vret si këta të Saliut’, vriska që ç’ke me të! Ajo që i mungon vrasjeve të tij është burrëria.
21 janari, të paktën, ishte një përballje. Me dy palë të qarta dhe të vendosura. Ditën. Në sheshin kryesor të Shqipërisë. I vëzhguar nga kamerat dhe të huajt.
Vrasjet e tyre veç Zoti i di se si dhe pse ndodhin.
Të dashur klientë të pushtetit, të dashur ateistë, të dashur qesharakë: Shtrëngohuni pas pemës. Pemës së Edit, pemës së Lalit, pemës së Vitit të Ri, pemës kineze. Derdheni lotin e krokodilit për gjërat e pashpirt, ndërkohë që përçmoni shpirtin e atyre që del nga trupi, dhe trupat e atyre që bëhen qiri kujtese për të.
Tek iu shoh të ecni Bulevardit të Hipokrizisë, më vjen në buzë një gaz, si të isha nën një peme Krishtlindjeje.
Ditari politik









Të fundit


Naimi frikësohet sepse Mihrija nuk është xheloze
18 Janar 2021, 17:57

'Photoshop-i' më i dështuar i familjes Kardashian - Jenner
18 Janar 2021, 17:20

Ulet numri i viktimave dhe rastet e reja nga Covid-19 në Shqipëri, situata sot
18 Janar 2021, 16:47

Dedikimi i veçantë i Barack Obama-s për bashkëshorten
18 Janar 2021, 16:28
Edmond Spaho zgjidhet nga PD-ja drejtues politik për qarkun e Korçës
18 Janar 2021, 15:45
Në ditëlindjen e 25-të të Sarës, Lori publikon disa foto "të fshehta"
18 Janar 2021, 15:18
U zgjodh drejtues politik për Lezhën, Marku: Vendim i vështirë, pushteti s’më josh
18 Janar 2021, 14:55
Nacionalizmi i vaksinave, OBSH: Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral
18 Janar 2021, 14:51
Duetet e së dielës mbrëma të Dojnës janë me Vlashentin
18 Janar 2021, 14:49
Dita e 8, nis vaksinimi i stafit mjekësor të pavionit Covid të pediatrisë
18 Janar 2021, 14:32
Reperi amerikan Diddy mban veshur bluzën me portretin e Dafina Zeqirit
18 Janar 2021, 14:00
Kosovë/ KQZ kërkon zyrtarisht verifikimin e kandidatëve për deputetë
18 Janar 2021, 14:18
Franca nis vaksinimin e të moshuarve mbi 75-vjeç
18 Janar 2021, 14:07
Zyrtare/ Tirana firmos me sulmuesin e Finlandës
18 Janar 2021, 13:48

Turneu Australian Open nis më 8 shkurt, 72 tenistë në karantinë
18 Janar 2021, 13:28

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Greqi për luftën kundër krimit ndërkufitar
18 Janar 2021, 13:14
Pandemia, goditja më e madhe për shëndetin mendor që nga Lufta e Dytë Botërore
18 Janar 2021, 12:45