
Flash News
U denoncua i zhdukur nga i ati, 23-vjeçari gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
U mbyt duke shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit të anijes turistike
Me simbolin e shqiponjës, Torino prezanton blerjen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare
Zhdukja e Eraldo Muçit, zbardhet dëshmia e nënës së tij: Djali im ishte shok me Sançon
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
Audio-përgjimi i një gazetari gjobvënës dhe të vërtetat që nuk thuhen aty

Alfred Lela
Për fat të keq, rrugët e gazetarisë shqiptare, sidmos asaj të dekadës së fundit, janë të përmutura kur mund të ishin të përgjakura. Vendet me gazetari të madhe kanë heronjtë dhe emblemat e tyre. Ne jo. Nuk kemi çmime gazetarie me reputacion, por kemi çmime për kokë gazetari. Një anim, një mbështetje, një shitje apo blerje, ka këtë apo atë tarifë. Po kështu, një shantazh, një bakshish, një mbyllje syri dhe një linjë e plotë editoriale.
Këtë ‘listë çmimesh’ e pamë të dëshmohej nëpërmjet gojës së një gazetari të një televizioni shumë pranë Qeverisë Rama. Pandehmat kanë qenë intensive, por ky është rasti i parë që çmimet dhe metodologjia e tyre bëhen publike.
Organizatat e medias nuk reaguan, përveç Këshillit të Medias, një organizatë e re që mbështetet nga KE. Nuk pati asnjë distancim të fortë nga gazetarët, veç e veç apo en block, të njohur apo pak të njohur. Qeveria nuk qiti asnjë pipëtimë.
Qeveria duhet të kishte folur, sepse gazetari në fjalë, edhe nëse nuk ishte në listëpagesën e saj, ishte kokë e këmbë në agjendën e saj. I kamufluar si aktivist, ai ka çuar dy padi në organet e drejtësisë, objekt i njërës sosh është ish-presidenti Meta, një kundërshtar politik i Ramës, dhe shefi i një prej dy partive kryesore të opozitës. Objekt i së dytës është ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Në pamje të parë kjo e bën gazetarin paditës kalorës të së drejtës: ai lufton të keqen si në opozitë, si në pushtet. Kështu duket, por e vërteta fshihet te detaji i hollë i një lufte për mbijetesë të klaneve brenda barkut të monstrës së inceneratorëve. Kjo e bën padinë, jo betejë të së drejtës, por pritë me porosi.
Të kuptohemi, gazetaria e angazhuar është një gjë, dhe angazhimi në gjobvënie, duke përdorur ndikimin dhe fuqinë e medias, krejt tjetër.
Nuk e di cila është zgjidhja. Me një qeveri me rekorde kriminale sa i takon raportit me median, nuk mund të kërkosh nisma rregulluese. Vetërregullimi, një ‘instrument i mrekullisë’, që në disa qarqe lokale apo organizmash të huaj, shihet si shpëtim, kërkon shumë kohë, sa frika është se mos gangrena është aq e thellë sa, kur të prodhojë efekt, nëse ia del, gazetaria nuk është më ndërmjetës i publikut me pushtetet, por një prej forcave të së keqes.
Publikut gjithashtu nuk mund t’ja lësh në dorë standardizimin etik, sepse ka tashmë shumë prova se, në numra të mëdhenj, publiku preferon banalen. Madje këtu gjindet edhe një nga arsyet e degjenerimit të medias. Elitat e saj kanë vedosur të mos e formësojnë publikun, por të formësohen prej tij. Shkurt: jepi publikut çfarë ai don. Në këtë ekuacion nuk ka as Çezar dhe as Zot. Ka vetëm një masë amorfe dhe të stërmadhe në kërkim të kënaqësisë. Një masë që nuk mendon. Që ka formuar një kulturën të vetën dhe i beson vetëm asaj. Është ajo që, kaq thjeshtë, e thotë Alain Finkelkraut: sa herë u flet për mendimin, ata të nxjerrin kulturën e tyre.
Në këtë kuptim, Adriatik Doçi dhe doçër të tjerë që tregojnë kujtime të zeza, të poshtërsive që janë kthyer në rend, është vetëm një bulon në mekanizmin e madh kundravajtës të botës mediatike. E cila imiton politiken. E cila prodhohet nga shoqëria.
Për ta mbyllur, nevojiten thënë dy etyde që lidhen me ngjarjen dhe nuk mund të anashkalohen: I pari është fakti se, më të zëshmit në linçimin e gazetarit-shkelës janë ata që vetë njihen si maskarenjtë e portalosferës. Për ta është rasti ideal i shprehjes popullore ‘ma mbaj këtë kopil sa t’i them kurvë asaj tjetrës’.
I dyti kap në një rrjetë britomartis ambasdoren Yuri Kim, e cila i ka dhënë audiencë Adriatik Doçit. Pa ndonjë shkëlqim në gazetari, me sa duket zonjës Ambasadore i ka mjaftuar verbi anti-opozitar i gazetarit.
Në të dy rastet, kemi të bëjmë me kulturë, jo mendim.
Të fundit


“Nuk pi ujë diploma”, rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025
9 Korrik 2025, 08:56


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Korrik 2025, 08:25
Diell dhe reshje shiu, e mërkura me mot të paqëndrueshëm
9 Korrik 2025, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2025, 07:52

Tabaku: Salianji mbajti një kosto politike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri
8 Korrik 2025, 22:36


Sekretet për të shijuar verën si një ‘profesionist’
8 Korrik 2025, 21:45


Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Tym toksik dhe probleme të thella qeverisjeje
8 Korrik 2025, 21:13
Ndotje alarmante në Fushë-Arrëz, mbetjet e fabrikës së bakrit 'skuqin' lumin Fan
8 Korrik 2025, 21:07

Sondazh/ Si e vlerësoni ndërhyrjen e kryeministrit në pushtetin vendor?
8 Korrik 2025, 20:40
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
8 Korrik 2025, 20:24
Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë
8 Korrik 2025, 20:11
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani: Të hetohet në mënyrë të pavarur!
8 Korrik 2025, 20:06
Trump premton se SHBA-të do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë
8 Korrik 2025, 19:54

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni
8 Korrik 2025, 19:23
Rama akuzon qeverinë për bllokim të buxhetit: Janë prekur të gjitha shërbimet jetike
8 Korrik 2025, 19:10

Rihapet çështja e vrasjes së mësueses italiane, e dyshuar një 47-vjeçare shqiptare
8 Korrik 2025, 18:40

Salianji pas rikthimit: Nuk kam bërë opozitë për funksione, por për vokacion
8 Korrik 2025, 18:23
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet Salianji
8 Korrik 2025, 18:16
Hyri në ujë për të shpëtuar dy turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër
8 Korrik 2025, 18:05
Salianji nga selia e PD: Çova para drejtësisë një trafikant droge
8 Korrik 2025, 18:03
Pas Fierit, Rama “zbarkon” në Durrës, priten shkarkime (video)
8 Korrik 2025, 17:53
VIDEO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit
8 Korrik 2025, 17:45

BE-ja miraton hapat përfundimtarë për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë
8 Korrik 2025, 17:43

Zhupa pas lirimit të Salianjit: Frymëzim për çdo opozitar
8 Korrik 2025, 17:19
Ndahet nga jeta aktori David Killick
8 Korrik 2025, 17:09
Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre
8 Korrik 2025, 17:01


I kërcënoi me shkarkime, Rama mbërrin në bashkinë e Fierit
8 Korrik 2025, 16:39
Temperaturat ekstreme, mbyllet përkohësisht Akropoli në Greqi
8 Korrik 2025, 16:30

Zbulohet parcela me kan*bis në Mazhë të Krujës
8 Korrik 2025, 16:13

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA
8 Korrik 2025, 15:52

Erëzat që ju mbrojnë nga mushkonjat!
8 Korrik 2025, 15:30

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo, një i plagosur
8 Korrik 2025, 15:11
Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
8 Korrik 2025, 15:03


Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor, nga ushqimet
8 Korrik 2025, 14:29
VIDEO/ Shembet çatia e restorantit në Itali, një viktimë dhe dhjetë të plagosur
8 Korrik 2025, 14:18
Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn
8 Korrik 2025, 14:07

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
8 Korrik 2025, 13:31

Ohri në "listën e zezë" të UNESCO-s, Zhupa: Shuplakë për qeverinë shqiptare dhe AADF
8 Korrik 2025, 13:12

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Rama dhe Xhafa!
8 Korrik 2025, 13:00

Plagosje me thikë në bulevardin e Peshkopisë
8 Korrik 2025, 12:44
Salianji reagon për herë të parë pas lirimit: Do jem në konferencë në orën 17:00
8 Korrik 2025, 12:36
Shtyhet seanca gjyqësore për "Plumbin e Artë", dy avokatë tërhiqen nga procesi
8 Korrik 2025, 12:21
Gjykata e Fierit vendos lirimin me kusht të Ervin Salianjit
8 Korrik 2025, 12:15
Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor nga ushqimet
8 Korrik 2025, 12:00


Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
8 Korrik 2025, 11:16
Nis sot faza e parë e aplikimit në universitete
8 Korrik 2025, 11:10
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
8 Korrik 2025, 10:53
Trump paralajmëron tarifa për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
8 Korrik 2025, 10:37
Gjeli i Thethit dhe gjeli i plehut
8 Korrik 2025, 10:24

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28

