
Flash News
Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare, ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano
Presidenti i Zululandit vizition New York-un me gruan dhe parukieren
Shoferja me ‘Benz" përplas biçikletën, plagoset një person në Korçë
Përfshihet nga zjarri ish-fabrika e qelqit në Kavajë, rrezikohen edhe disa banesa
E zuri korenti, humb jetën i riu në Tiranë
Bashkimi i demokratëve ka akoma shanse reale! Demokratët duhet të bashkohen kundër ”vrasësve politikë me pagesë”
Nga Ndricim Kulla
Demokratët dhe gjithë elektorati opozitar i njeh kandidatët e dalë nga primaret si sfidantët e vërtetë përballë PS dhe makinerisë së saj të mirëpaguar për zgjedhjet vendore të 14 majit. Kandidatët e opozitës së vërtetë janë votuar direkt nga demokratët me ”një anëtar një votë” dhe ka tre muaj që janë në terren në takime me qytetarët. Ata i njohin të gjithë qytetarët, të djathtë dhe të majtë. Të vetmit që nuk kanë dashur t’i njohin, madje i kanë injoruar, janë përfaqësuesit e PD së emëruar me vendim gjyqi. Këto tre javë pas 6 marsit, kur ata u autorizuan të kryejnë detyrat me delegim nga kryetari i strukur, edhe nga KAS, por jo nga demokratët, fatkeqësisht përfaqësuesit e emëruar të PD u përpoqën të mbulojnë diellin me shoshë, duke u bërë gjoja ftesa kandidatëve të primareve të braktisin votuesit e tyre të vërtetë dhe t’i bashkohen të emëruarve të qeverisë në krye të PD. Ky grup i emëruar synonte të maskonte rolin e tij të vërtetë si ”vrasës politik me pagesë”, duke i ngulur thikën pas shpine demokratëve me atë ankimin, pa qenë palë e vërtetë, në Gjykatën e Apelit, të cilin qeveria e përdori me mjeshtëri për të goditur edhe njëherë Partinë Demokratike të vërtetë.
Qeveria e realizoi qëllimin e saj plotësisht: e emëroi edhe de jure një gjoja opozitë, si vrasëse politike me pagesë e shpresave dhe idealeve të demokratëve të thjesht, me shpresë që t’i shpëtoj uraganit opozitar në zgjedhjet e 14 majit. Opozita vrasëse politike me pagesë, e emëruar nga Rama & Co e vazhdoi shfaqjen e saj të shëmtuar teatrale. Vrasësit politikë me pagesë bënë sikur po diskutonin me gjoja organet e tyre të mbetura deri sot, nëse do të dilnin me kandidatë për kryetarë bashkish, si bishta të kandidatëve të PS, faktikisht me rol të vrasësvve politikë të paguar kundër kandidatëve të primareve. Mbrëmë dhe sot po clirohet nga sikleti grupi drejtues i opozitës vrasëse politike me pagesë, teksa deklaroi skenarin e hershëm dhe të vërtetë që ka marrë përsipër, sic bëjnë vrasësit ordinerë, por me të vetmin ndryshim që ka natyrë politike: hakmarrje me cdo mjet kundër demokratëve që kanë votuar kandidatët e tyre përmes primareve! Në fakt, i gjithë ky ishte një teatër tallës me publikun. Dhe kjo për një shkak të thjesht: Ditën kur qeveria i emëroi edhe de jure, me vulën e Apelit dhe konfirmimin e KAS, u ngarkoi edhe misionin e paguar të vrasësit politik. Ka të ngjarë t’u këtë dhënë edhe listën e kandidatëve, me të cilët opozita e emëruar do të vriste shpresat e popullit të thjesht demokrat, i cili po shkon në këto zgjedhje me kandidatët që i kanë votuar vetë në primare.
Ky teatër po mbyllet sonte. Madje, kamikazët e Ramës i përcaktuan mbrëmë kandidatët, në sinkronizim të plotë edhe në kohë, thuajse në të njëjtën orë, me PS. Vrasësit politik me pagesë të emëruar nga Rama janë në misionin e tyre kundër demokratëve dhe ai është shumë i thjesht: sa më shumë vota t’u hiqen kandidatëve të opozitës së vërtetë, në mënyrë që të fitojnë kandidatët e Ramës, mundësisht në të 61 bashkitë e vendit! Këto 50 ditë të mbetura të fushatës do të nxjerrin në shesh akoma më shumë gjithë shpirtin vrasës politik të këtij grupi të ngushtë kamikazësh. Kjo ishte e pritshme dhe ka gabuar shumë cilido, që ka shpresuar, që kamikazët e opozitës së emëruar të kenë vërtetë ndonjë nuancë gatishmërie për t’u bashkuar me demokratët, të cilëve këta kamikazë të Ramës u hodhën gazin lotsjellës dhe i dhunuan egërsisht me policinë të qeverisë në 8 janarin 2022.
Por a ka ndonjë mundësi dhe hapësirë që të goditet dhe neutralizohet ky skenar makabër i Ramës përmes kamikazëve vrasës politik me pagesë të gjoja opozitës së emëruar ?
Unë mendoj se një mundësi reale ekziston akoma. Dhe kjo qëndron në bashkimin e demokratëve në bazë. Unë mendoj se, edhe ata demokratë, të cilët nuk e kanë pranuar shumicën, pra PD e Rithemeluar, qoftë edhe Berishën, ndoshta ka prej tyre edhe kandidatë të emëruar nga grupi i vrasësve politikë me pagesë, e kanë kuptuar, dhe gjatë fushatës do ta kuptojnë akoma më shumë, se edhe ata po përdoren thjesht si “vrasës me pagesë” për t’u hakmarrë ndaj vëllezërve dhe motrave të të njëjtit ideal, demokratëve të thjesht, vetëm e vetëm për të dëmtuar demokratët dhe opozitarët dhe për t’u siguruar fitoren kandidatëve të Ramës.
Unë shpresoj akoma se ata nuk do të pranojnë të shkojnë në qendrat e votimit si vrasës politik me pagesë për këtë hakmarrje të shëmtuar ndaj vëllezërve dhe motrave të tyre të të njëjtit ideal. Pikërisht ko është edhe pikënisja për bashkim në bazë. Por ky proces kërkon një lidership lokal. Këtë lidership mund t’a udhëheqin tani kandidatët e primareve. Ata duhet të jenë të parët që t’i shtrinë dorën e bashkëpunimit bashkëqytetarëve të tyre demokratë të mashtruar nga kamikazët e Ramës, duke filluar madje me kandidatët e nxjerrë prej këtij grupi. Ky bashkim duhet të bëhet në emër të shpëtimit nga asgjësimi i familjes së idealeve të tyre të përbashkëta demokratike dhe të historisë së përbashkët të vuajtjeve nga Diktatura komuniste si dhe nga pasardhësit e tyre, të cilët kanë instaluar në këto 10 vite të një Neodiktaturë të egër. Këto janë qëllimet e larta të bashkimit të demokratëve në bazë.
Por ky bashkim duhet të bëhet edhe për hir të interesit të përbashkët të demokratëve si bashkëqytetarë, të cilët, për shkak të humorit të ish kryetarit të tyre tani të strukur, prej 4 vitesh, nuk kanë asnjë akses në pushtetin vendor, asnjë këshilltar, madje as edhe një kryeplak fshati. Ata vuajnë njëlloj dhe janë privuar njëlloj nga çdo mundësi dhe hapësirë në bashkitë ku jetojnë. Ata janë të persekutuarit e rinj; janë të injoruar a thua sikur nuk janë banorë të bashkisë; janë të përndjekur nga pushteti vendor socialist për cdo gjë; atyre u është hequr kafshata e ndihmës sociale; fëmijët e familjeve demokrate nuk kanë asnjë shans që të aplikojnë për bursa, pa folur për mundësi për t’u punësuar në administratën apo ndërmarrjet e shërbimeve të bashkisë, dhe plot forma të tjera të shtypjes së vërtetë politike nga ky sekt i rrezikshmë që sundon në Shqipëri, ose e thënë më thjesht, format dhe mënyra të persekutimit neodiktatorial, që kanë prekur, deri në palcë, cdo shtresë të demokratëve.
Në këtë situatë ku janë demokratët, pyetja që shtrohet është: a do të pranojnë ata të qëndrojnë të persekutuar si qytetarë të dorës së dytë nën sundimin e neodiktatorëve socialist vendor, apo do të luftojnë për t’i përmbysur këta sundimtarë të rinj dhe do të marrin në dorë fatin e tyre fillimisht përmes zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre si kryetarë të bashkive, kryetarë të këshillave bashkiakë, kryetar të Njësive administrative dhe përmes fitimit të shumicës në këshillat bashkiakë. Mundësitë dhe hapësirat për këtë bashkim të të gjithë demokratëve në bazë rreth kandidatëve të primareve janë reale. Ata mund t’u afrojnë kandidatëve të nxjerrë nga opozita e emëruar, një bashkëpunim konkret që nga bashkëqeverisja e bashkisë dhe ti ftojnë ata të bëhen pjesë e shtabeve të tyre të fushatës dhe ekipeve të nesërme të drejtimit të bashkisë.
Ky bashkim i demokratëve në bazë nën lidershipin kandidatëve të primareve, si njërëz të votuar direkt nga vetë demokratët, jo vetëm do të rritë shanset e fitores masive të demokratëve të bashkuar në bashkitë e vendit, por do të përbënte një bazë të sigurtë për të realizuar Bashkimin e shumëpritur dhe të shumëkërkuar të Partisë Demokratike. Në një farë mënyre, ky proces do të ishte shumë më i shëndetshëm, sepse do të bëhej nga poshtë – lart. Demokratët e bashkuar ne bazë do të neutralizonin strategjinë e vrasësve politikë më pagesë të opozitës së emëruar. Nga ana tjetër, ky bashkim në bazë, do t’i impononte edhe lidershipit në qendër të PD së vërtetë, një shpejtësi dhe dinamikë të re në këtë proces jetik për të ardhmen e PD dhe gjithë opozitës shqiptare.
Unë uroj që kandidatët e votuar në primare do të kuptojnë këtë rol të rëndësishëm që ata mund ta luajnë që nesër, në mënyrë që demokratët të shkojnë të bashkuar në bazë në zgjedhjet e 14 majit, për ti dhënë grushtin e parë këtij sekti sundues në bashki dhe pastaj edhe në qeveri.
Të fundit



McGonigal pranon fajin për dosjen shqiptare, pse është lajm i keq për qeverinë Rama
22 Shtator 2023, 22:17

Teknologjia në zgjedhje, Kume: 14 maji tregoi se procesi dështoi
22 Shtator 2023, 21:43
Salianji: Tani ka rënë TIMS në Rinas, të hetohet në të gjitha institucionet
22 Shtator 2023, 21:20

Bushati: Rama përdori McGonigalin e korruptuar për nevojat e tij politike vendore
22 Shtator 2023, 20:34
Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare, ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano
22 Shtator 2023, 20:16
Pse i kaloi në heshtje tre ligjet e shumëdiskutuara të qeverisë? Begaj: Kisha dilema
22 Shtator 2023, 20:08
Presidenti i Zululandit vizition New York-un me gruan dhe parukieren
22 Shtator 2023, 19:50

U përplas nga makina në qendër të Korçës, ndërron jetë pas disa orësh i moshuari
22 Shtator 2023, 19:22
Video/ “Do shkoni te varrezat çame”? Begaj e ngatërron me Finiqin
22 Shtator 2023, 19:09
Çështja “Beleri”, Presidenti Begaj përgjigjet me fjalët e Ramës
22 Shtator 2023, 18:43
Pasi zgjati mandatin në krye të Akademisë së Shkencave, Gjinushi kërkon më shumë fonde
22 Shtator 2023, 18:24
Pellgje me ujë dhe baltë, Durrësi përtej propagandës
22 Shtator 2023, 17:57
Nga Parlamenti te Porti i Durrësit dhe dy banka, Shqipëria sërish pre e sulmeve kibernetike
22 Shtator 2023, 17:50
2010-2023, pesha e shpenzimeve për paga në totalin e buxhetit erdhi në rënie
22 Shtator 2023, 17:42
Shoferja me ‘Benz" përplas biçikletën, plagoset një person në Korçë
22 Shtator 2023, 17:24
Përfshihet nga zjarri ish-fabrika e qelqit në Kavajë, rrezikohen edhe disa banesa
22 Shtator 2023, 17:20

Vasili reagon për deklaratat e Vuçiç në OKB për Kosovën: Rama s’guxon të flasë
22 Shtator 2023, 16:57
U kapën duke kultivuar kanabis, dënohen me burg 2 shqiptarët në Angli
22 Shtator 2023, 16:40


“Ndjesë, por mbeta në trafik”, po për ambulancat a ka ndonjë justifikim?!
22 Shtator 2023, 16:11
Ndërhyrjet në TIMS, PD kërkesë për ngritjen e komsionit hetimor, firmosin 45 deputetë
22 Shtator 2023, 15:38
9 hapat që duhet të ndjekin kuksianët që do të votojnë për kryebashkiakun e ri
22 Shtator 2023, 15:25
Mjeku: Tullumbacja me oksid azoti mund të sjellë edhe paralizë nervore
22 Shtator 2023, 15:02


Xhixho: Nëse maxhoranca e ka luftën me drogën, të tërheqë urgjentisht ligjin për kanabisin
22 Shtator 2023, 14:24
E tërhoqi ekskavatori zvarrë, humb jetën i riu shqiptar në Greqi
22 Shtator 2023, 14:04
Parashikimi i "Fitch Ratings": Shqipëria mund të pranohet në BE në vitin 2032
22 Shtator 2023, 13:52
Tregtonte bombola me azot dhe i reklamonte në rrjetet sociale, pranga të riut në Tiranë
22 Shtator 2023, 13:39

Vjet vetëm 4.4% e mbetjeve urbane u përpunuan nga inceneratorët
22 Shtator 2023, 13:20
E zuri korenti, humb jetën i riu në Tiranë
22 Shtator 2023, 13:08
Deklarata e ambasadës së SHBA, reagon Berisha
22 Shtator 2023, 12:58
Vrasja e 33-vjeçarit për parkimin në Shkodër, arrestohet vëllai i autorit
22 Shtator 2023, 12:43
“Sot në darkë McGonigal dorëzohet para drejtësisë”, Berisha: Provoi fajësinë e Ramës
22 Shtator 2023, 12:35
Verifikimi i fakteve, tre artikujt që u vlerësuan nga OSBE
22 Shtator 2023, 12:31
Berisha: SPAK ka përgjime ku Veliaj urdhëron Mërtirin të paguajë Bolinon, Blushin, Fugën
22 Shtator 2023, 12:31
Berisha: Veliaj është i lirë edhe pse është pronari i vërtetë i djegësit të Tiranës
22 Shtator 2023, 12:25

"Shpërthimet në veri", Sveçla: Shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve
22 Shtator 2023, 11:40


McGonigal deklarohet sot fajtor për dosjen shqiptare
22 Shtator 2023, 11:18
Merr flakë banesa në Korçë, shpëtohet i moshuari
22 Shtator 2023, 11:13
Banorët e Zall Herrit në protestë: Të inspektohet diga e Bovillës, nëse shpërthen...
22 Shtator 2023, 10:57
“U vra me automatik”, policia zbardh krimin në Shkodër, në kërkim 5 persona
22 Shtator 2023, 10:45
"Jam komandant", zbardhet dëshmia e 42-vjçarit që plagosi policin në Tiranë
22 Shtator 2023, 10:26
Deklaratat e Kurtit, Escobar: Jam i shqetësuar për mesazhet që vijnë nga Prishtina
22 Shtator 2023, 10:12
Kishte “blinduar” shtëpinë me armë, arrestohet i moshuari në Durrës
22 Shtator 2023, 09:46
Trafik objektesh me vlerë, policia greke në kërkim të “Xhonit” nga Shqipëria
22 Shtator 2023, 09:33
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten euro dhe dollari sot
22 Shtator 2023, 09:08
Aksident në Bulqizë, një i plagosur
22 Shtator 2023, 09:03

“Lajme të mira në horizont”, çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot
22 Shtator 2023, 08:33
Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës? Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë
22 Shtator 2023, 08:25
"Mollë sherri" parkimi i makinës, si u vra 33-vjeçari nga fqinji në Shkodër
22 Shtator 2023, 08:14
Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
22 Shtator 2023, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 Shtator 2023, 07:53
Detaje nga vrasja/ 33-vjeçari u gjet i pajetë jashtë makinës nga familjarët
21 Shtator 2023, 22:48
McGonigal/ Shkullaku: Tre elementë që tregojnë se Rama është i përfshirë!
21 Shtator 2023, 22:42
Emri/ Vritet një person në Shkodër
21 Shtator 2023, 22:21
Bardhi i prerë për raportet me Bashën: Ai në rrugë të vet unë në timen
21 Shtator 2023, 22:20
Rrëfimi i ish-punonjëses së sek*it: Si policia bashkëpunonte me qendrat e masazhit
21 Shtator 2023, 22:03
Gjekmarkaj: Berisha ka një peshë elektorale reale dhe historike në aksionin opozitar
21 Shtator 2023, 21:43
Shkullaku: Prezenca e Zelenskyt solli në sallë Blinken dhe Scholz, jo Rama
21 Shtator 2023, 21:38
Propaganda e Ramës në OKB, Shkullaku: Më shumë e dëmton se sa e lartëson Shqipërinë
21 Shtator 2023, 21:36
Zgjedhjet të dielën, Vata: Mazhoranca socialiste ka vetëm një meritë, shpopullimin e Kukësit
21 Shtator 2023, 21:31
Bumçi për Ramën: Ndoqi një projekt anti- BE, mungonte Kosova
21 Shtator 2023, 21:27
A ka ndikuar SPAK në vendimet tuaja për Ministrat? Si u përgjigj Rama
21 Shtator 2023, 21:16
Momenti i arrestimit të 42-vjeçarit që plagosi me pistoletë efektivin e “Shqiponjave”
21 Shtator 2023, 21:06
Rusia ndalon eksportin e naftës dhe benzinës drejt perëndimit
21 Shtator 2023, 21:05



Salianji për Lulzim Bashën: Është turpi i PD-së, njeriu që ka marrë më shumë nga kjo parti
21 Shtator 2023, 20:16
Plagosi me armë efektivin e ‘Shqiponjave’ në Tiranë, arrestohet pas 24 orësh autori
21 Shtator 2023, 20:03
Ndalohet reklamimi i duhanit në mediat e shkruara në Zvicër
21 Shtator 2023, 20:02
Shkatërrohet një rrjet kriminal i udhëhequr nga dy shqiptarë
21 Shtator 2023, 19:48
Makina përplas të moshuarën në Sarandë
21 Shtator 2023, 19:29


Përmbyset kamioni në Lezhë, plagoset drejtuesi
21 Shtator 2023, 19:17
"Në limite" - landi gjerman ngre alarmin për rritjen e numrit të refugjatëve
21 Shtator 2023, 19:01
Përfshihet nga flakët makina në Sauk
21 Shtator 2023, 18:53
“Basha si deputeti me biçikletë”, Salianji: Është vetëshpallur trajner i ekipit të PD-së
21 Shtator 2023, 18:39
Rreth katër muaj pas sulmeve kundër KFOR-it në veri: Ku arritën hetimet?
21 Shtator 2023, 18:36
KLGj mban peng emërimin e magjistratëve të diplomuar
21 Shtator 2023, 18:04

Ekstradimi/ Një vajzë shqiptare prangoset në Londër
21 Shtator 2023, 17:42
Rikthehen reshjet e shiut, ja si do të luhaten temperaturat në ditët në vijim
21 Shtator 2023, 17:23

Dje festoi sot po qan, çfarë i ndodhi Dea Mishel
21 Shtator 2023, 17:12