Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Biden dhe administrata e tij kanë detyrë të vështirë: ta bëjnë Amerikën përsëri normale
Augustin Palokaj/ Jutarnji List
Si dhe shumë batuta të tjera, që i faturohen ish- kryeministrit britanik Uinston Çërçill, megjithëse nuk vërtetohen, është edhe kjo: “Amerikanët bëjnë përherë gjënë e duhur, pasi kanë provuar të gjitha të tjerat”. Sadoqë bota mund të ishte e shokuar për faktin sesi amerikanët zgjodhën Donald Trampin si president, gjë e cila bëri që gjatë katër viteve të shkuara veprimtaria e Shtëpisë së Bardhë të konsiderohej si njëfarë reality shou, tani amerikanët bënë gjënë e duhur, nuk i dhanë atij edhe një mandat tjetër katërvjeçar. Me këtë i’a shkurtuan mundimin vetes.
Bota ka nevojë për Amerikën, jo vetëm për shkak të fuqisë së saj por edhe si model, si shembull. Ajo me në krye Trampin nuk ishte kurrsesi një model. Shteti i cili vazdimisht angazhohej për të drejtat e njerit, lirinë e mediave, ndarjen e pushteteve dhe vlera të tjera demokratike, kishte në krye një person i cili fyente dhe sulmonte mediat, që përpiqej të ndikonte në institucionet e pavarura, që admironte diktatorët dhe udhëheqësit autoritarë dhe në anën tjetër fyente aleatët. Në këtë kohë SHBA nuk përdori as fuqinë, as atë politike dhe as atë ushtarake e ekonomike që të zgjidhë ndonjëfarë problemi në botë. Trampi i tërhoqi amerikanët nga një sërë organizatash të rëndësishme ndërkombëtare.
Pak i kishte mbetur që të shkatërronte edhe NATO-n, me koncpetimin e tij për aeancën veriatlantike si njëfarë shoqërie sigurimi që kishte për detyrë të mbronte vetëm ata që paguanin. Në vend të rezultateve, mediat i numëronin Trampit një sërë deklaratash të pasakta, që ishin rreth 2.000 syresh gjatë katër viteve. E shpuri punën deri aty sa nuk kishte rëndësi se çfarë thoshte presidenti. Që kjo të mos kishte rëndësi as për bashkëpuntorët, as për kundërshtarët dhe as për aleatët. “Ky është Trampi”, ishte i vetmi qëndrim që e përjetuan të gjithë gjatë katër viteve të mandatit të tij. Edhe parodia më e keqe politike, le më pastaj seriali TV, si përshembull “House of Cards”, duket më se serioz në krahasim me realitetin e mënyrës së veprimit dhe drejtimit të Trampit.
Nuk është aspak çudi që e gjitha kjo u përmbyll me atë që ai nuk e njeh humbjen, nuk uron fitimtarin, nuk bashkëpunon për dorëzimin e pushtetit. Ndërsa në rrugët e Uashingtonit kishte më shumë ushtarë amerikanë sesa në Afganistan, Irak ose Kosovë marrë sëbashku për të siguruar ngjarjen në të cilën, meqë ra fjala, nuk kishte pothuajse fare qytetarë për shkak të masave epidemiologjike. Mund të shtrohet pyetja në mënyrë ironike a mos vallë shpërndarja e ushtrisë nëpër rrugët e kryeqytetit ishte qëllimi i Trampit kur thoshte se “djemtë tanë duhet të kthehen në shtëpi” dhe jo të vriten për disa “malazezë krenarë dhe agresivë që mund të fillojnë Luftën e Tretë Botërore!” (këtë e pati thënë në prag të samitit të NATO-s ku Mali i Zi mori pjesë si anëtar me të drejta të plota).
Nuk është pra befasi që më shumë se gjashtëdhjetë përqind e qytetarëve të Bashkimit Europian, dhe në Britaninë e Madhe akoma më shumë, mendojnë se “sistemi amerikan përjetoi dështim”. Kjo është një e dhënë të cilën e bëri publike Këshilli Europian për marrëdhënie me jashtë (think thank dhe jo ndonjë institucion i BE-së). Akoma më shumë, shumica e europianëve beson se Kina pas dhjetë vitesh do të bëhet fuqia udhëheqëse e botës dhe sugjerojnë që shtetet europiane e BE-ja duhet të jenë neutralë në konfliktin mes Amerikës dhe Kinës.
Mendime të këtilla të europianëve, të cilat në vetevete janë për të ardhur keq dhe të rrezikshme, gjithsesi janë rezultat i qeverijes së Trampit që e shpuri Amerikën deri në atë gjendje saqë ajo sot nuk mund të njihet. Skenat nga Uashingtoni ngjajnë më shumë me pamje nga shtete të dështuara sesa me atë të një shteti që është lider i botës demokratike. Për këtë, para Bidenit dhe administratës së tij qëndron detyra e vështirë që të ndreqë atë që ka shkatërruar Trampi në mënyrë që ta bëjë Amerikën përsëri normale. “Make Amerika Normal Again”, duhet të jetë sllogani për prioritetin kryesor të Bidenit. Dhe këtë jo vetëm për qytetarët amerikanë, por për tërë botën, sidomos për BE-në dhe NATO-n.
Bashkimi Europian që është neutral në raportet mes Amerikës dhe cilësdo fuqi tjetër në botë, qoftë kjo Rusia ose Kina, nuk do të jetë më Europë e bashkuar që jeton në paqe dhe begati siç e konceptonin themeluesit e tij.
Do të ishte një Europë akoma më e dobët, e dobët dhe e brishtë, e cila do të balancohej mes fuqive të tjera, ndërsa nga brenda do të gërryhej nga ndasitë dhe përçarjet. Nuk është çudi fakti se te fuqia amerikane akoma vazhdojnë të shpresojnë më shumë qytetarët e Europës Lindore sesa asaj Perëndimore. Sepse qytetarët e shteteve Balltike apo Polonisë kanë eksperiencë më të freskët sesi janë punët kur jeton pa liri dhe të drejta. E dinë nga eksperienca e tyre, se lirinë e sotme, që gjithsesi e gëzojnë edhe gjermanët, francezët, belgët dhe hollandezët, ia detyrojnë amerikanëve.
Bidenit dhe ekipit të tij i duhet të forcojnë raportet me aleatët europianë. Por, edhe europianët duhet të shtrijnë dorën, dhe jo ta përdorin Trampin si justifikim për kujdes në marrëdhëniet me SHBA-të edhe pas tij. Ata qytetarë europianë që mendojnë se “nuk mund të llogarisim më se Amerika do të na mbrojë”, duhet ta kuptojnë se një gjendje e tillë ishte rezultat i paparashikueshmërisë së Amerikës gjatë kohës së Trampit. Bideni gjithsesi nuk do ta vërë në pikëpyetje NATO-n dhe as gatishmërinë e Amerikës që nëpërmjet kësaj aleance ushtarake të mbrojë të gjithë antarët që mund të jenë në rrezik. Por edhe nevoja që BE-ja duhet të forcojë aftësitë e saj ushtarake nuk është aspak diçka e re. Këtë Bideni ka për ta inkurajuar sepse me këtë do të forcojë edhe NATO-n. As amerikanët nuk duan që pjesa e aleatëve europianë në kapacitetet mbrojtëse të NATO-s të jetë më e vogël se 20 përqind.
Pas Brexit-it akoma më pak. Janë iluzore pikëpamjet sipas të cilave BE-ja së shpejti do të ketë aftësi të tilla mbrojtëse saqë nuk do të jetë më e varur nga Amerika në kuptimin e sigurisë. Sikurse pati tënë dikur ish presidenti i Komisionit Europian Zhan-Klod Junker: “Edhe një tufë me zogj pulash duket si një njësi e fuqishme luftarake në krahasim me BE-në!” Pa marrë parasysh ndryshimet e mëdha në botë, marrëdhëniet e BE-së me SHBA-të janë të pazëvendëseshme dhe të tilla do të mbeten edhe për një kohë të gjatë. Nëpërmjet unitetit të Europës dhe SHBA-ve forcohet edhe demokracia në botë.
Për këtë nevojitet një Amerikë normale, krejt e ndryshme nga ajo që ishte katër vitet e fundit, por edhe një Bashkim Europian i vendosur, i cili nuik do të mendojë aspak për ndonjëfarë neutraliteti në marrëdhëniet e përbotëshme, si ndonjëfarë “BE e paangazhuar”.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38